Flash

Video/ "Asnjë pyetje, dua vetëm të të falenderoj": Messi mbetet pa fjalë nga gazetarja Sofi Martinez

Lapsi.al 14 December 2022
Video/ "Asnjë pyetje, dua vetëm të të falenderoj":

Një moment i pazakontë ka ndodhur në pas ndeshjen mes Argjentinës e Kroacisë. Pas fitores 3-0 të Albiceleste në gjysmëfinalen e Botërorit, tifozët argjentinas në Katar e ata në Argjentinë kanë shpërthyer festën. Ndoshta pyetjet për Lionel Messi mund të kenë qenë të shumta, duke parë arritjet e 35 vjeçarit. Por ndonjëherë fjalët janë të tepërta. Gazetarja Sofi Martinez Mateos ka zgjedhur pikërisht këtë mënyrë për të intervistuar pas ndeshjes yllin e Albiceleste.

Lexo më tej: Pelè feston për triumfin e Messi nga shtrati i spitalit: video bën xhiron e botës

"Asnjë pyetje - ka thënë Sofi Martinez -, dua vetëm të të falenderoj". Një mirënjohje që është bërë sigurisht në emër të të gjithë popullit argjentinas, por që e ka lënë pa fjalë Lionel Messi. Vetëm një ndeshje më parë, Messi u bë protagonisti negativ në inervistën e pas ndeshjes me Holandën. Ende me tensionin e ndeshjes, Pleshti ofendoi Weghorst, duke ndërprerë intervistën në transmetim direkt: "Çfarë ke që shikon. Ik, budalla" i ka thënë numri 10 autorit të dy golave holandezë. Këtë herë atmosfera ishte krejt tjetër dhe Sofi Martinez ka kontribuuar për këtë.

Lexo më tej: Messi ndërpreu intervistën për të ofenduar Weghorst: “Çfarë ke që sheh, ik andaj budalla”

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI