Flash

Portugalia kishte të drejtë, Kroacia akuzon Orsato: "Një nga arbitrat më të dobët, penallti inekzistente"

Lapsi.al 14 December 2022
Portugalia kishte të drejtë, Kroacia akuzon Orsato: "Një nga

Argjentinë-Kroaci, gjysmëfinalja e Botërorit 2022, nuk ka përfunduari me bilbilin e trefishtë. Pas fitores 3-0 të Albiceleste, në fakt, kroatët kanë drejtuar gishtin ndaj arbitrimit të Orsato. "Ishim mirë në fushë deri te penalltia, që për mua nuk ishte. Alvarez goditi dhe pastaj u përplas me portierin tonë - akuzoi Modric -. Zakonisht nuk flas për arbitrat, por sot është e pamundur të mos e bëj. Orsato është një nga më të dobët që njoh dhe nuk po flas vetëm për sot. Ai ka arbitruar ndeshjet e mia shumë herë dhe unë kurrë nuk kam kujtime të mira prej tij. Ai është një fatkeqësi. Urime Argjentinës, por penalltia e parë na vrau”, shtoi kapiteni i Kroacisë.

Deklarata shumë të rënda, të cilave u bëjnë jehonë edhe fjalët e arbitrit kroat Bruno Mari, menjëherë pas gjysmëfinales së Botërorit. “Argjentina është me të vërtetë favorite dhe vendimi i marrë në minutën e 32, shkon në atë drejtim. Sepse kjo penallti nuk ekzistonte. Livakovic nuk bëri asnjë faull”, shpjegoi ai për Sportske Novosti. “Mund të ishte vetëm një faull ndaj portierit dhe mua më vjen keq që jam dëshmitar i një vendimi të jashtëzakonshëm. Një vendim që ka një ndikim të drejtpërdrejtë në rezultat, nga arbitri Orsato. Kjo është e padrejtë dhe e papranueshme", shpjegoi ai.

“Edhe pse nuk jam një person që besoj në teoritë konspirative, duhet të them se ajo që tha Pepe kishte kuptim”, shtoi ai. Referenca është mbi fjalët e mbrojtësit portugez, në lidhje me arbitrimin e ndeshjes kundër Marokut të arbitrit argjentinas Facundo Tello. "Është e papranueshme të kesh një arbitër argjentinas pas asaj që ndodhi dje. Ata mund t'i japin titullin direkt Messit", kishte deklaruar Pepe pas eliminimit. Një deklaratë që sigurisht ngjalli polemika të mëdha, me insinuatën për favorizime ndaj Albiceleste.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI