Flash

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Kampionët në fuqi, kundër përrallës-Marok: Franca pëson çdo ndeshje, afrikanët golin e pësuar e kanë shënuar vetë

Lapsi.al 14 December 2022
Kampionët në fuqi, kundër përrallës-Marok: Franca

Afrikanët impresionues, Maroku, do të përpiqet të vazhdojë udhëtimin magjik të Kupës së Botës 2022. Këtë herë forca e tyre do të vendoset në një provë monumentale, përballë tyre kampionët në fuqi, Franca. Gjysmëfinalja në stadiumin Al Bayt ngjan elektrizuese, për shumë arsye. Luanët e Atlasit mposhtën Portugalinë 1-0 për të arritur në katër më të mirët, ndërsa Les Bleus dërguan në shtëpi një Angli të fortë. 2-1 ndaj skuadrës së Southgate mban gjallë shpresat e Gjelave për tituj të njëpasnjëshëm.

FRANCA

Një penallti e humbur e Harry Kane lejoi që Franca të ishte përfituesi "me fat" i një cerekfinale të paharrueshme. Skuadra e Didier Deschamps ishte pengesa e madhe që ndaloi Anglinë të sillte futbollin në shtëpi. Les Bleus kërkojnë tani titujt e njëpasnjëshëm, me një precedent kurioz. Franca nuk arriti të fitonte asnjë nga tre gjysmëfinalet e para të Kupës së Botës. Por që atëherë ata kanë mbizotëruar në tre rastet e tyre të fundit në 1998, 2006 dhe 2018.

Lexo më tej: Deschamps nuk i trembet Marokut: “Nuk do të ndryshojmë edhe pse mbrojnë mirë”

Kanë kaluar 84 vjet që kur një kombëtare europiane arriti të shkojë në finalen e Kupës së Botës si kampionë në fuqi. Korifenjtë italianë të viteve 1934 dhe 1938 ishin të fundit që e bënë këtë. Duke pësuar golin e Kane me penallti, Franca vazhdon të mos mbajë ende asnjë portë të paprekur në Kupën e Botës 2022, përpara gjysmëfinales së tyre me Marokun. Afrikanët, përkundrazi, me siguri i dinë një ose dy gjëra rreth mbajtjes së lojtarëve kundërshtarë në të thatë.

MAROKU

Pavarësisht se çfarë ndodh në stadiumin Al Bayt, skuadra aktuale e Marokut tashmë ka çimentuar vendin e tyre në folklorin kombëtar dhe kontinental. Ata janë kombëtarja e parë afrikane që arrin në gjysmëfinalen e Kupës së Botës. Të qenit i detyruar të përballonte pa Nayef Aguerd dhe Noussair Mazraoui një Portugali që i shënoi gjashtë Zvicrës, nuk ishte receta që urdhëroi mjeku për Ëalid Regragui. Por skuadra e tij performoi në mënyrë të shkëlqyeshme për të mbajtur larg Selecao. Goli i Youssef En-Nesyri pastaj ishte gjithçka që iu desh Luanëve të Atlasit për të bërë historinë e Afrikës. Duke marrë maksimumin ndaj tre gjigantëve ndërkombëtarë Belgjikës, Spanjës dhe Portugalisë, Maroku do të ishte vërtetë një finalist i denjë.

Luanët e Atlasit hyjnë në gjysmëfinale duke i penguar në mënyrë të jashtëzakonshme lojtarët kundërshtarë që të shënojnë ndaj tyre në të gjithë turneun e deritanishëm. Autogoli i Aguerd kundër Kanadasë përfaqëson të vetmen herë që Yassine Bounou është mposhtur në Katar. Skuadra e Regragui ka katër porta të paprekura në pesë ndeshje në turne. Tifozët e Marokut duhet ta shijojnë këtë statistikë, pasi dy skuadrat e fundit që kanë mbajtur pesë porta të paprekura në një Botëror ishin Italia në 2006 dhe Spanja në 2010. Të dyja më pas u shpallën kampione. Pasaktësia kundërshtare ka qenë një përfitim i madh për Marokun gjithashtu, pasi vetëm nëntë nga 45 goditjet me të cilat ata janë përballur në Kupën e Botës kanë qenë në shenjë. E tani sfidojnë një Francë që nuk ka pësuar kurrë humbje nga Luanët e Atlasit në pesë ndeshjet e mëparshme. Por dihet, gjithnjë ka një herë të parë.

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Francës:

Lloris; Kounde, Varane, Upamecano, T. Hernandez; Tchouameni, Rabiot; Dembele, Griezmann, Mbappe; Giroud

Formacioni i mundshëm i Marokut:

Bono; Hakimi, El Yamiq, Aguerd, Mazraoui; Ounahi, Amrabat, Amallah; Ziyech, En-Nesyri, Boufal

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI