Flash

Reagim i fortë nga Brukseli/ BE paralajmëron Shqipërinë për Zvërnecin 

Portali “POLITICO” shkruan se Brukseli po i mban nën vëzhgim trazirat politike në Shqipëri, duke e paralajmëruar Tiranën se trajtimi i situatës mund t’i kushtojë në aplikimin për t'u anëtarësuar në BE. Tirana informon Brukselin se puna për projektin e Kushner është pezulluar. BE kërkon shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Ligjin për Investimet strategjike. 

17:42

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Cristiano Ronaldo në kombëtare deri në 2024: CR7 kontradikta me menaxherin historik Jorge Mendes

Lapsi.al 13 December 2022
Cristiano Ronaldo në kombëtare deri në 2024: CR7 kontradikta me

Pas lamtumirës traumatike me Manchester United, e ardhmja e Cristiano Ronaldos është kthyer në një nga temat më të nxehta në merkato. Kupa e Botës 2022 e kishte lënë përkohësisht cështjen pezull. Por pas eliminimit të Portugalisë nga kompeticioni CR7 e ka të qartë se së shpejti do të vijë koha për zgjedhjen e rëndësishme. I gjithë problemi duket tani në marrëdhëniet me menaxherin Jorge Mendes.

Në shkurt ai do të mbushë 38 vjeç dhe përpara ka dy vendime për të marrë. Nga njëra anë, reflektimi për kombëtaren portugeze, nëse do të qëndrojë apo jo në dispozicion të Fernando Santos, apo atij që do ta pasojë. Nga ana tjetër është zgjedhja e klubit me të cilin do të luajë nga janari e në vazhdim. E gjithë kjo mes ofertave astronomike nga Arabia Saudite dhe dëshirës për të luajtur në Champions League që nuk e braktis kurrë.

DY VENDIMET PËR TU MARRË...

Në lidhje me kombëtaren, lajmi vjen drejtpërdrejt nga Portugalia. Sipas Correio da Manha, CR7 nuk ka ndërmend të shpallë lamtumirën e tij me luzitanët. Ronaldo është i vendosur të luajë shanset e tij të paktën deri në Euro 2024, ku do të paraqitej në moshën 39 vjeçare.

Për klubin e ri nuk ka asnjë lajm domethënës. Përveç atij që, pikërisht për shkak të ngërçit, po rriten tensionet mes kampionit dhe menaxherit historik, Jorge Mendes. Kështu raporton As, sipas të cilit situata mund të jetë edhe më delikate se ajo e gushtit 2021. Atëherë lamtumira me Juventus dhe rikthimi te Manchester u materializua në ekstrem. Mendes po vuan të gjejë një ofertë të përshtatshme nga një klub evropian dhe ndërkohë janë hapur rrugë të tjera.

MENDES E KA HUMBUR EKSKLUZIVITETIN

Nuk janë vetëm arabët e Al-Nassr, me shifrat e tyre astronomike që janë diskutuar shumë javët e fundit. Diçka, në fakt, po ndodh edhe në Katar. Ai që po lëviz personalizht është Antero Henrique, ish-drejtori sportiv i PSG-së. Portugezi që nga marsi është drejtori sportiv i kampionatit të Katarit, Katar Stars League. Henrique mund t'i paraqesë direkt Ronaldos disa oferta nga klubet vendase dhe kjo, sërish sipas As, do të dëshmonte se veshët e tij nuk dëgjojnë më vetëm dhe ekskluzivisht menaxherin historik.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI