Flash

Rudisha i mbijetuar për mrekulli: avioni rrëzohet në Nairobi, atleti del i paprekur

Lapsi.al 13 December 2022
Rudisha i mbijetuar për mrekulli: avioni rrëzohet në Nairobi,

Mbajtësi i rekordit botëror në 800 metra dhe dy herë kampioni olimpik David Rudisha i mbijetoi një aksidenti ajror të shtunën në mbrëmje. Avioni u rrëzua në rajonin Kajado, në jugperëndim të kryeqytetit Nairobi. Siç tregoi vetë Rudisha, avioni i lehtë me të cilin po udhëtonte, në shoqërinë e pesë personave të tjerë, u përplas në një zonë shkëmbore pranë parkut Masai Mara. Njëri nga krahët goditi një pemë dhe avioni u përmbys.

Lexo më tej: Video/ Porto, kualifikimin e mësoi gjatë fluturimit të kthimit: festë e çmendur në avion

"Gjithçka po shkonte mirë pas rreth shtatë ose tetë minutash fluturim, kur motori i avionit u ndal papritur. Ishin momente terrori," tha kampioni olimpik, i cili u tërhoq nga garat ndërkombëtare vitin e kaluar. Rudisha e tregoi historinë për Daily Nation. Një nga pasagjerët u shtrua në spital për lëndimet e marra pas përplasjes. Të tjerët, të cilët pësuan dëmtime të lehta, u dërguan në spital dhe më pas dolën pasi morën mjekimin. Rudisha ishte i vetmi që doli i padëmtuar.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI