Flash

Video/ "Futbolli është karakter". Vila i jep fitoren në debutim Martinit: Teuta mbyt Kukësin, shkarkohet Dobi

Lapsi.al 11 December 2022
Video/ "Futbolli është karakter". Vila i jep fitoren në

Pas katër ndeshjesh pa fitore, Teuta rikthehet të buzëqeshë në debutimin e teknikut Edi Martini. Shkodrani, që zëvendësoi Bledi Shkëmbin në pankinë, i gëzohet fitores 0-1 në transfertë me Kukësin. Lorenco Vila ishte vendimtar me golin në minutën e 61, duke shfrytëzuar asistin e Grudës. Tre pikë, në javën e 13 të Superiores, që e afrojnë formacionin durrësak me pjesën tjetër të skuadrave.

Vila i jep Edi Martinit fitoren e parë, në ndeshjen më të rëndësishme: “Kjo është një fitore shumë e rëndësishme, ishte jetike për ne. Ja dolëm përballë Kukësit, edhe pse ishte e vështirë. Këto 3 pikë janë shumë të rëndësishme për ne. Ndryshimet që bëra në pjesën e dytë dhanë rezultat, e dinim që do kishin ndikim - shpjegoi Martini -. Unë ju thashë edhe djemve që e kemi nisur sot kampionatin. Na duhen pikë, nuk duhet të kënaqemi në mënyrë absolute, futbolli do shpirt. Po e shohim edhe në Botëror që po eliminohen ekipe të mëdha dhe po fitojnë skuadra si Maroku. Futbolli është karakter”, u shpreh Martini.

Lexo më tej: Në mes të Botërorit, rikthehet kampionati i Superiores: ndryshon kalendari i ndeshjeve për muajin dhjetor

KRIZA E KUKËSIT

Teuta mbetet ende në vendin e fundit të renditjes me 11 pikë, pavarësisht fitores në Kukës. Megjithatë, skuadra e Martinit tani është vetëm një pikë larg Kukësit, në zonën playout. Distanca nga shpëtimi tani është vetëm katër pikë larg dhe në Durrës kanë nevojë të besojnë. Kukësi, ndërkohë, përfshihet nga kriza. Tekniku Enkelejd Dobi shkarkohet nga pankina, menjëherë pas ndeshjes. Në motivacionin e klubit është mungesa e rezultateve. "Mendoj që kultura e edukata nuk më lejon të vazhdoj diçka që nuk jep efekte - tha Dobi -. I falënderoj nga zemra që më dhanë një mundësi, shpresoj të kthehet në rrugën e duhur dhe vendin e duhur. Ndaj unë sot i bëra të qartë ekipit që jap dorëheqjen për të mirën e klubit. Për të komentuar ndeshjen janë fjalë boshe që nuk kanë vlerë".

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/12/teuta-gol.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI