Flash

Hutoi Katarin me format trupore, Ivana Knoll bën premtimin joshës: "Nëse fiton Kroacia, veshjet hiqen"

Lapsi.al 11 December 2022
Hutoi Katarin me format trupore, Ivana Knoll bën premtimin joshës:
Botërori në Kroaci vazhdon, vazhdon spektakli i Ivana Knoll. Ish-miss Kroacia nuk mungoi edhe në stadiumin Educacion City, për çerekfinalen që ballkanasit e fituan me penallti ndaj Brazilit. Tifozja, që u bë e famshme në Botërorin 2022 në Katar, bëri një premtim pikant: "Nëse Kroacia fiton Kupën e Botës, flamuri (kuptohet si rrobat me ngjyrat kroate që vesh) do të bjerë...". Ish-Miss Kroacia ka shtuar kështu motivimin për Modric e të tjerët. E njëkohësisht ka entuziazmuar fantazinë e tifozëve ballkanas. Nëse duan të shohin cfarë fshihet pas veshjeve të Ivana Knoll, me ngjyrat e flamurit kroat, duhet të fitojnë Kupën e Botës në Katar. Kroacia ka bërë prezantimin për herë të tretë në histori në gjysëmfinale të Kupës së Botës. Arritje që vjen edhe për të dytën herë radhazi. Eliminimi i Brazilit me penallti bëri që ata të shkojnë në 4 më të mirët për herë të tretë në 7 Botërorë, që është një rekord i pabesueshëm. Ivana Knoll ka qenë në qendër të medias për shkak të veshjes së saj sexy në stadiumet konservatore të Katarit. Vetë bukuroshja ka shpjeguar se për Kupën e Botës janë lejuar disa përjashtime: "Unë respektoj ligjet e rregullat e vendit", tha ish-Miss Kroacia. Knoll në fakt është akuzuar se është mos respektuese ndaj vendit organizator. Por burrat në Lindjen e Mesme janë hutuar sa shumë prej saj, sa i kanë bërë edhe fotografi.
Kroacia do të luajë me Argjentinën në gjysëmfinalen e të martës. Dalic e lojtarët e tij tani kanë edhe një "shpërblim" plus. Knoll e pohoi për median gjermane, që e pyeti çfarë do të bënte nëse Kroacia fiton Kupën e Botës: "Nëse ndodh, flamuri do të bjerë…", duke premtuar se do të zhvishet e gjitha.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI