Flash

Katër skuadra për një kurorë në Katar: për Marokun është hera e parë absolute

Lapsi.al 10 December 2022
Katër skuadra për një kurorë në Katar: për Marokun

Kanë mbetur vetëm katër. Kroacia, Argjentina, Franca e Maroku do të sfidohen në gjysëmfinale për të rrëmbyer Kupën e Botës në Katar 2022. Nëse tre prej të kualifikuarve janë familjare me këtë fazë të turneut, për Marokun është hera e parë absolute. Madje është hera e parë e një kombëtareje afrikane që mbërrin në katër më të mirat e një Botërori.

Në përfundim të çerekfinaleve në Katar surprizat kanë qenë dy: Kroacia e Maroku. Kroatët ishin një befasi e madhe, sepse për të mbërritur aty kanë nxjerrë jashtë Brazilin. Në anën tjetër, skuadra e Marokut, pasi la pas në grup ballkanasit e Belgjikën, eliminuan gjatë rrugës Spanjën e Portugalinë. Pastaj Franca e Argjentina, sido të kishte shkuar ndeshja, edhe nëse fitonte Anglia e Holanda, nuk mund të quhen surpriza.

Lexo më tej: Video/ “It’s not comming home”, Franca gjysmëfinalistja e fundit: Kane humbet penallti, Anglia e eliminuar

Nga katër gjysëmfinalistet vetëm Maroku mund të konsiderohet outsider. Franca e ka fituar dy herë Kupën e Botës në 1998 dhe 2018. Argjentina është gjithashtu dy herë fituese e Botërorit, në 1978 dhe 1986. Ndërsa Kroacia është vetëm nënkampione e botës, titull të arritur katër vjet më parë në Rusi.

GJYSMËFINALET

13/12/2022

20:00 Argentina - Croatia

14/12/2022

20:00 France - Morocco

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI