Flash

Brazili ëndërron misionin e pamundur Guardiola: ja çfarë e pengon shpikësin e tiki-taka të ulet në pankinë

Lapsi.al 10 December 2022
Brazili ëndërron misionin e pamundur Guardiola: ja çfarë e

Pas gjashtë vitesh dhe dy zhgënjimesh në kampionatin botëror, cikli i Tite në krye të Brazilit është mbyllur. Trajneri, në krye që nga viti 2016 e fitues i Kupës së Amerikës 2019, konfirmoi vendimin për t'u larguar. Tite e bëri të qartë pas eliminimit ndaj Kroacisë me penallti në Katar. “Zgjedhje e bërë më shumë se një vit e gjysmë më parë”, komenti trajneri më jetëgjatë në krye të Brazilit. Tani është koha për të kërkuar një zëvendësues. Ëndrra e federatës braziliane dhe e një popullate të tërë ka një emër dhe një mbiemër: Pep Guardiola.

Mision thuajse i pamundur sepse trajneri spanjoll sapo ka rinovuar me Manchester City deri në vitin 2025. Pa harruar se ka një pagë tepër të lartë për arkat e federatës braziliane, më shumë se 20 milionë euro. Selecao, edhe muaj më parë bëri një sondazh me shpikësin e tiki taka, por gjithçka ngeci për shkak të tarifës, në fakt.

Lexo më tej:“Viktimë” e eliminimit, Tite jep dorëheqjen nga Brazili: “Përfundoi një cikël”

ALTERNATIVAT E PANKINËS

Guardiola duket i destinuar të mbetet një ëndërr për Brazilin, kështu që emrat e mundshëm për të zëvendësuar Tite janë të ndryshëm. Sigurisht që nevojitet një profil i nivelit për të rifilluar një projekt të tërë. Brazili nuk e ka fituar Kupën e Botës që nga viti 2002. Në listën e trajnerëve në tavolinën e Federatës braziliane janë nga Abel Ferreira te Jorge Jesus. Pastaj janë gjithashtu Dorival Junior, Fernando Diniz, Renato Gaucho, Cuca, Rogerio Ceni, Mano Menezes dhe Jorge Sampaoli.

Brazili në pesë turnetë e fundit, nga 2006 në 2022 është eliminuar katër herë në çerekfinale. Nuk është dicka me të cilën 5 herë kampionët e botës mund të krenohen. Madje as gjysëmfinalja e Brazil 2014, ku u turpëruan 7-1 nga Gjermania. Kështu që, Selecao kërkon të ndryshojë kurs e menjëherë madje.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI