Flash

Nuk pësojnë në 6 nga 7 ndeshjet e fundit: Luanët e Atlasit përplasen me Portugalinë e 12 golave

Lapsi.al 10 December 2022
Nuk pësojnë në 6 nga 7 ndeshjet e fundit: Luanët e Atlasit

Ndërsa fusha vazhdon të shkurtohet dhe trofeu i Kupës së Botës vjen më afër, befasuesit e Marokut janë gati për një tjetër goditje. Kundërshtari i tij në çerekfinale është Portugalia, në stadiumin Al Thumama në orën 16.00. Tani, të vendosur për të luftuar për një vend në katër të fundit, Luanët e Atlasit vijnë nga eliminimi i Spanjës me penallti. Hera e parë në këtë fazë të turneut për Marokun nuk është mjaftueshëm për skuadrën e Regregui. Portugalia, në anën tjetër, ishte një skuadër e transformuar teksa shkatërroi Zvicrën në 1/8 e turneut.

MAROKU

Duke siguruar statusin e heroit gjithmonë e më shumë, Achraf Hakimi me 'Panenka' dënoi Spanjën të dilte jashtë Botërorit. Afrikano-veriorët kaluan në çerekfinalen historike. Ata luftuan fort për t'i rezistuar qasjes spanjolle 'vdekje me një mijë pasime'. Skuadra e Walid Regraguit sakrifikoi pjesën më të madhe të zotërimit të topit për të arritur një barazim pa gola. Pastaj portieri Yassine Bounou priti dy 11 metërsha për tu bërë një ikonë e përjetshme në Rabat, Marrakech e më gjerë.

Luanët e Atlasit u bë kështu vetëm skuadra e katërt afrikane që arrin në tetë të fundit në një Kupë Bote dhe e para në 12 vjet. Paraqitja e vetme e mëparshme e Marokut në 1/8 ishte në vitin 1986. Maroku zgjeroi një ecuri të pamposhtur në Kupën e Botës në pesë ndeshje dhe mbajtën portën të paprekur për herë të gjashtë nga shtatë daljet e tyre të fundit. Duke lënë pas në grupe skuadra elitë në Europë si Kroacia dhe Belgjika, ku u renditën të parët, në përballjen me Portugalinë nuk duhet të ketë asnjë frikë për outsider-in e çerekfinaleve.

PORTUGALIA

I shpërblyer për autoritetin e treguar duke ulur në stol kapitenin ikonik të Portugalisë, Fernando Santos shijoi ndoshta triumfin e tij më të madh që nga suksesi i Kampionatit Evropian të vitit 2016. Luzitanët kaluan Zvicrën në 1/8 në Katar 2022, duke dhënë një paralajmërim për të gjithë. Një sulm shumë më i lëvizshëm dhe proaktiv me yllin e Benfica Gonçalo Ramos, autor i tre golave në debutim në fitoren 6-1 të Portugalisë. Pavarësisht humbjes kundër Koresë së Jugut kur tashmë ishte kualifikuar, Santos drejtoi skuadrën e tij si fitues të Grupit H. Me tre fitore dhe 12 gola të shënuar, ata mund të besojnë se mund të ngrenë trofeun për herë të parë.

Lexo më tej: Regragui kërkon për Marokun mbështetjen e kontinentit: “Luajmë për Afrikën e për botën arabe”

Gjysmëfinalistët e frymëzuar nga Eusebio në vitin 1966, kohët e fundit janë ngjitur në elitën e futbollit . Portugalia fitoi si Euro 2016 ashtu edhe Ligën e Kombeve 2019. Me gjithë suksesin e tyre edhe në nivelin e të rinjve, luzitanët nuk kanë arritur kurrë në një finale botërore me skuadrën e parë. Përballja e të shtunës me Marokun paraqet një shans ideal për të bërë një hap më afër çmimit më të madh të lojës së bukur.

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Marokut:

Bounou; Hakimi, Saiss, Aguerd, Mazraoui; Ounahi, Amrabat, Amallah; Ziyech, En-Nesyri, Boufal

Formacioni i mundshëm i Portugalisë:

Costa; Dalot, Pepe, Dias, Guerreiro; B. Silva, Carvalho, Otavio; Fernandes, Ramos, Felix

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI