Flash

"Nuk e di nëse kthehem në Kombëtare": Neymar i tronditur , buzëqeshjen ia kthen djali i Perisic

Lapsi.al 10 December 2022
"Nuk e di nëse kthehem në Kombëtare": Neymar i

“Më duket se është e gjitha një makth, nuk mund ta besoj atë që ndodhi. Kjo është një disfatë që do të rëndojë shumë, është shumë e trishtueshme. E do të na lëndojë për një kohë të gjatë”. Me këto fjalë një Neymar zemërthyer, në zonën mikse, është munduar të tregojë ndjesitë pas humbjes me penallti ndaj Kroacisë së Perisic. "Ishim duke ndjekur një ëndërr, por për fat të keq nuk arritëm ta realizonim. Në futboll, dhe jo vetëm, ndodh. Por dua të falënderoj popullin brazilian për dashurinë dhe mbështetjen që na kanë dhënë. Tani nuk dua të them nëse ka ndonjë fajtor, jam shumë i mërzitur për të menduar për këtë".

Pyetjes nëse do të luajë ende për kombëtaren, Neymar ka qenë shumë i tronditur për tiu përgjigjur. Ndaj ka marrë kohë, kur gjërat të jenë më të ftohta, të paktën emocionalisht: "A do të ketë një Botëror tjetër për O Ney? Dua të marr pak kohë për të reflektuar, për të menduar për Seleçao dhe çfarë dua për veten time. Nuk po i mbyll dyert, por as nuk mund të them që do të kthehem 100%.Nuk garantoj asgjë”.

Neymar ishte i pangushëllueshëm në fundin e ndeshjes Kroaci-Brazil. Dalja e papritur nga turneu i 5 herë kampionëve e ka dëshpëruar brazilianin. Vetëm një person arriti ta bënte të buzëqeshte sulmuesin, Leo Perisic: djali i Ivan, sulmuesit të Kroacisë. I veshur me numrin 4 si babai i tij, ai iu afrua Neymar pas ndeshjes për ta përqafuar dhe për t'i treguar adhurimin e tij.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI