Flash

"Ronaldo trashaluq, Neymar negativ". Kakà trondit me deklaratën e tij: "Jo të gjithë në Brazil bëjnë tifo për Selecao"

Lapsi.al 9 December 2022
"Ronaldo trashaluq, Neymar negativ". Kakà trondit me

"Është e çuditshme të thuhet, por jo të gjithë në Brazil janë tifozë të ekipit kombëtar. Shumë në Brazil flasin për Neymar në një mënyrë negative. Ndoshta do të jetë për shkak të politikës. Fakti është se brazilianët ndonjëherë nuk dinë të dallojnë madhështinë e talenteve të tyre". Ky është mendimi i ish-kampionit të Milan dhe Seleçaos, Ricardo Kakà, i shprehur në një intervistë për BeIn Sports.

Legjenda e futbollit brazilian ka marrë në mbrojtje edhe Fenomenin Ronaldo. “Në Brazil Ronaldo shihet si një burrë i shëndoshë që ecën në rrugë. Në Katar ai merr komplimente sa herë që kalon pranë tifozëve – shtoi ai –. Fatmirësisht ka edhe nga ata që e duan në vendlindjen e tij. Por unë shoh më shumë respekt për të jashtë. Nuk e di pse, por jashtë vendit Ronaldo shihet ndryshe”.

Lexo më tej: Festuan dëmtimin e tij, Fenomeni mesazh Neymar: “Sa shumë dashakeqësi, kthehu më i fortë!”

EDHE FENOMENI NGRITI ZËRIN PËR KËTË SITUATË

Të njëjtin shqetësim ngriti edhe Fenomeni Ronaldo, kur Neymar u dëmtua në ndeshjen e parë të Botërorit. Komentet e bëra për O'Ney nuk ishin ato të denja për lojtarin simbol të 5 herë kampionëve të Botës. “Jam i sigurt se shumica e brazilianëve, si unë, të duan dhe të admirojnë – shkroi Fenomeni në një postim në Instagram –. Talenti yt të ka çuar aq larg sa që ka admirim për ty në çdo cep të botës. Sidoqoftë, për të mbërritur aty ku ke mbërritur, për suksesin që ke pasur, je goditur nga zilia dhe keqdashja, deri në atë pikë sa dikush feston dëmtimin e një ylli si ti. Ku kemi arritur tani? Çfarë bote është kjo?”.

Kakà dhe Ronaldo fituan Kupën e Botës 2002 së bashku në Korenë e Jugut dhe Japoni. Ai trofe është i fundit në histori për Brazilin, që nuk fiton prej 20 vjetësh dhe është në kërkim të një triumfi të gjashtë. Fantazisti, 20 vjeç në atë kohë, luajti vetëm një ndeshje kundër Kosta Rikës. Në atë Botëror, Ronaldo ishte golashënuesi më i mirë i turneut me 8 gola, dy prej të cilëve u shënuan në finale kundër Gjermanisë.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI