Flash

Nuk është Kane, Sterling e as Foden! Për francezët rreziku numër 1 është… Maguire

Lapsi.al 8 December 2022
Nuk është Kane, Sterling e as Foden! Për francezët rreziku

Angli-Francë do të jetë e çerekfinalja e fundit e Katar 2022. Ndeshja mes gjigantëve europianë, të shtunën në orën 20, në stadiumin Al Bayt, e premton të jetë e ekuilibruar. Anglezët e kanë identifikuar tashmë Kylian Mbappè si rrezikun numër një, e kështu edhe francezët. Vetëm se emri që, sipas L'Equipe, duhet të mbahet nën mbikëqyrje të fortë nga skuadra e Deschamps, është befasues. Nuk është Kane, as Bellingham, Saka, Sterling apo Foden. Kërcënimi më i madh është identifikuar te… Harry Maguire.

Një betejë mes dy superfuqive të futbollit europian, ku rezultati mund të anojë pa dallim nga njëra anë apo tjetra. Sipas të gjitha gjasave, ndeshja do të vendoset nga një prej kampionëve të shumtë në fushë. Southgate dhe ekipi i tij e dinë mirë se rreziqet më të mëdha mund të vijnë nga Kylian Mbappè. Sulmuesi francez tashmë ka shënuar 5 gola në Botëror. Deschamps, sipas një ideje ekstravagante të L'Equipe, duhet të kenë kujdes mbi të gjitha nga Harry Maguire. Mbrojtësi, nuk ka shënuar ende në Katar për Anglinë. Megjithatë francezët e kanë parë të udhës ta konsiderojnë rrezik kryesor.

Lexo më tej: Anglia në çerekfinale, Rice i paralajmëron të gjithë: “Jemi të nënvleftësuar. Të tjerët tani mund të kenë frikë”

Sipas L'Equipe, aftësia e Maguire në goditjet standarde mund të çojë në rreziqe të mëdha në portën e Loris. Në veçanti, gazeta franceze është e shqetësuar për lojën bllokuese që Anglia ka studiuar për të favorizuar futjen e qendërmbrojtësit të Manchester United: “Një nga pikat më të forta angleze është bllokimi. Si në basketboll, një lojtar pozicionohet në trajektoren e mbuluesit të Maguire, që e detyron të shkojë rreth tij”, shkruajnë francezët. E përditshmja më pas shton: “Anglezi zotëron shumë fuqi në pjesën e sipërme të trupit dhe përdor krahët për të fituar avantazh ndaj kundërshtarit”.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI