Flash

E akuzojnë se poshtëron kundërshtarët, Tite mbron kërcimet e Brazilit: "Janë pjesë e jona"

Lapsi.al 8 December 2022
E akuzojnë se poshtëron kundërshtarët, Tite mbron

Mes dëmtimeve e polemikave, Brazili përgatit çerekfinalen me Kroacinë në Katar 2022. Tekniku i Brazilit Tite, tha se Alex Sandro vështirë se do të luajë nesër kundër ballkanasve: "Do ta shohim sonte në stërvitje, por tendenca është që ai të mos luajë nesër. Më duhet ende të pres si do ta vlerësojë stafi mjekësor situatën e tij. Dëmtimi i tij është ndryshe nga ai i Neymar. Megjithatë, ne do ta vëzhgojmë atë sonte", tha Tite. Nëse Alex Sandro është jashtë, Eder Militao do të luajë si mbrojtës i krahut të djathtë dhe Danilo do të jetë ende anësori i poshtëm i majtë, ashtu si kundër Koresë.

MBUROJË PËR KËRCIMET

Më pas Tite hodhi poshtë kritikat për kërcimet që lojtarët e tij festojnë golat: "Ata që na sulmojnë për këto festime, nuk e njohin kulturën e Brazilit, mënyrën e të qenurit të brazilianëve. Është pjesë e edukimit të fëmijëve tanë. Historia ime thotë se unë kam qenë gjithmonë i respektueshëm me të gjithë. E kam bërë atë kërcim (me Richarlison, ed) për një formë lidhjeje me brezat e rinj. Unë jam 61 vjeç dhe pothuajse të gjithë lojtarët e Brazilit mund të jenë nipërit e mi. Nëse më duhet të kërcej përsëri, do të kërcej. Thjesht i kërkova të më fshehin. Herën e fundit më kapi ngërci, kam frikë se pastaj më bllokohet krahu". Një urim edhe për Pelé: "Ai është një frymëzim për të gjithë ne dhe shpresoj që të rikuperohet. Momenti i tij i vështirë ka bashkuar të gjithë tifozët e botës. Pelé është një shembull global solidariteti". Vlerësim edhe për Kroacinë: "Ata kanë cilësi teknike individuale dhe kolektive, janë shembull i qëndrueshmërisë dhe këmbënguljes".

Lexo më tej: Video/ Presidenti i Brazilit Lula, mesazh Selecaos: “Bëjmë tifo që Pele të festojë me në Kupën e gjashtë”

DANILO KËRKON MBËSHTETJEN E RONALDOS

Këto janë fjalët e Danilos, mbrojtësit të Juventus: "Është shumë e rëndësishme që Ronaldo të na mbështesë. Kujtimi i parë i Seleçaos për mua ka të bëjë me Ronaldon, babain tim dhe unë në rrugët e lagjes sime duke festuar fitoren në 2022. Mbaj mend golin e tij të parë me Real, isha një tifoz i tij te Corinthians. Lojtarët e këtij niveli na japin energji. Shpresoj që Alex Sandro të rikuperohet. Jam mirë, jam në dispozicion, të luaj kudo në mbrojtje është indiferente dhe e natyrshme për mua. Më vjen mirë që më njihen disa cilësi. Si brazilian më pëlqen loja sulmuese, por ndër vite kam punuar me shumë trajnerë nga shkolla të ndryshme dhe kam mësuar shumë gjëra. Kroacia luajti në një finale të Kupës së Botës dhe ka kampionë si Brozovic, Kovacic dhe Perisic. I njoh mirë dhe e di që janë mësuar me ndeshje të mëdha”.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI