Flash

Sterling i painteresuar për çerekfinalen me Francën: "Kthehem vetëm nëse kam sigurinë për familjen"

Lapsi.al 6 December 2022
Sterling i painteresuar për çerekfinalen me Francën:

Mbetet në dyshim prezenca e Raheem Sterling në çerekfinalen e shumëpritur mes Anglisë dhe Francës. Dy pretendentët për Kupën e Botës do të ndeshen të shtunën më 10 dhjetor, por Southgate duket se do të ketë një lojtar më pak për të zgjedhur. Në fakt, sulmuesi i Chelsea u ka bërë të ditur miqve të tij se nuk dëshiron të kthehet në Katar përpara se të sigurohet që familja e tij nuk është në rrezik: "Unë nuk mund të shkoj askund derisa të kem 100% siguri që familja ime do të jetë e sigurt”, janë fjalët e Sterling, raportuar nga The Sun.

Ish-lojtari i Manchester City ishte kthyer me nxitim në shtëpi të dielën, para ndeshjes së 1/8 kundër Senegalit. Në bazë të udhëtimit të papritur ishte një grabitje që ndodhi në shtëpinë e tij. Situata e kishte bërë lojtarin e Anglisë të frikësohej për sigurinë e partneres së tij, Paige, dhe tre fëmijëve. Ata ishin kthyer së fundmi në Angli, pasi kishin asistuar në ndeshjet e grupit në Katar. Policia e Surrey më pas lëshoi një deklaratë duke njoftuar se askush nuk ishte në shtëpi në momentin e bastisjes. Kështu, për këtë arsye, nuk kishte pasur asnjë lloj dhune.

Lexo më tej: Grabitja në shtëpinë e Raheem Sterling: policia rindërton dinamikën e vjedhjes në vilën e lojtarit

Sipas burimit të cituar nga The Sun, sidoqoftë, Sterling u trondit veçanërisht nga kjo cështje. Edhe për shkak se shtëpia e tij ndodhet në një lagje ekskluzive, të patrulluar ditë e natë nga makinat e sigurisë.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI