Flash

Souness kundër Neymar: “Bën lëvizje si top i fryrë, do e kisha masakruar”

Lapsi.al 6 December 2022
Souness kundër Neymar: “Bën lëvizje si top i fryrë, do

Brazili jep spektakël në 1/8 kundër Koresë së Jugut dhe Neymar la shenjën e tij në triumfin e 5 herë kampionëve. Numri 10 i Seleçao është rikthyer nga dëmtimi i pësuar në ndeshjen e parë të Kupës së Botës ndaj Serbisë. Ylli i PSG-së ka nisur të bëjë sërish atë që bën më mirë: numra pas numrash në fushë. Për më tepër gjatë një ndeshjeje ku e gjithë Skuadra e Tite shfaqi një... futboll-samba që çmend tifozët dhe tremb shumë kundërshtarët. Por si gjithmonë, duke qenë se po flasim për Neymar, nuk është gjithçka rozë. Jo të gjithë e pëlqejnë sulmuesin brazilian dhe deklaratat e fundit të Graeme Souness e dëshmojnë.

TALENTI I NEYMAR...

Ish-mesfushori i Liverpool komentoi ndeshjen e Brazilit në ITV dhe nuk ishte veçanërisht i butë ndaj O Ney. Pa dyshim, Souness mund të thotë pak për cilësitë teknike të brazilianit, por kur bëhet fjalë për qëndrimin ai ka ankesat e veta... "Dua të shoh më shumë prej tij. Ai ka aftësi të jashtëzakonshme. Por ai ishte trashëgimtar i fronit të Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo. E deri më tani ai ende nuk e ka marrë skeptrin për mua. Nuk po them se ai nuk është një djalë tepër i talentuar. Ai bën disa gjëra që janë vërtet të bukura për t'u parë. Thjesht më duket zhgënjyese që kur gjërat shkojnë mirë, dëshiron të tregojë se sa i zgjuar është dhe sa të lehta janë gjërat për të."

...E NUMERAT SI TOP I FRYRË

Duke pasur parasysh se në Botërorin e kaluar kritikat e bëra ndaj Neymar kishin të bënin me tendencën e tij për silmulim, mund të themi se çështja po përmirësohet. Por Souness shpjegon se në kohën e tij (por jo vetëm) dikush si Neymar do ta kishte pasur jetën më të vështirë... "Unë nuk dua të jem i çuditshëm, sepse disa nga gjërat që kam parë janë përrallore. Por vetëm mendoj, e jam i bindur se Keane pajtohet me mua. Po të kishim qenë ne në fushë sonte do ta kishim masakruar. Disa nga gjestet e tij teknike ishin si një top i fryrë". Por për fat të mirë për O Ney, as skocezi dhe as irlandezi nuk ishin në fushë për Korenë e Jugut!

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI