Flash

Shuplaka e fyerje në rikthimin e Tata Martino: kontestime të ashpra për trajnerin e Meksikës

Lapsi.al 5 December 2022
Shuplaka e fyerje në rikthimin e Tata Martino: kontestime të ashpra

Pavarësisht dorëheqjes së paralajmëruar, tifozët meksikanë dhe i gjithë populli nuk kanë arritur të qetësojnë instinktet dhe zemërimin e tyre. Sapo ka mbërritur në aeroport, tashmë ish-trajneri i Meksikës Tata Martino është sulmuar verbalisht nga shumë mbështetës. “Hajdut”, “Shakaja më e madhe e Meksikës”, “Shkatërrimi ynë”.

Këto janë vetëm disa nga ofendimet e drejtuara për Tata Martino. I kapur nga videot e ndryshme të publikuara nga mediat vendase, tekniku u shfaq i shqetësuar dhe i hidhëruar nga pritja e trishtë. Në vorbull ka qenë edhe ndihmësi i Tata Martino. Madje Norberto Scoponi, sipas zërave të parë, është përfshirë në një konfrontim direkt me një tifoz dhe e ka goditur me një shuplakë këtë të fundit.

Lexo më tej: Video/ Meksika mposht Arabinë Saudite, por përshëndet Botërorin: vendos diferenca e golave

Meksika nuk arriti të kalonte grupin, e lënë pas nga Argjentina e Polonia. Dramatike ndeshja e fundit, ku vetëm një gol i la jashtë 1/8 meksikanët, pavarësisht fitores ndaj Arabisë Saudite. Në dëm të tyre avancoi Polonia e mundur 2-0 nga Argjentina në ndeshjen e fundit. Një gol më shumë i Meksikës, ose një i shënuar më tepër nga Seleccion do kishte cuar në 1/8 skuadrën e Tata Martino. Në grup, Meksika barazoi me polakët e u mund nga Messi e të tjerët.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI