Flash

Ronaldo bëhet sportisti më i paguar i planetit: nga 1 janari do të luajë për Al-Nassr

Lapsi.al 5 December 2022
Ronaldo bëhet sportisti më i paguar i planetit: nga 1 janari do

Cristiano Ronaldo do të luajë për Al-Nassr nga 1 janari 2023. CR7 ka vendosur të pranojë ofertën e skuadrës saudite. Në Arabi, portugezi do të nënshkruajë një kontratë për dy sezone e gjysmë. Mes pagave dhe të ardhurave nga reklamat, fenomeni portugez do të bëhet sportisti më i paguar në botë. Shifër e çmendur, gati 200 milionë euro në sezon, ndaj të cilës nuk mund të ishte indiferent as CR7. Ronaldo i dha fund lidhjes me Manchester United dy ditë para fillimit të Kupës së Botës në Katar. Dëshira e tij e parë ishte të gjente një ekip që luante në Champions League, por e vetmja ofertë reale ishte ajo e Al-Nassr. Kështu raporton gazeta spanjolle Marca.

Ronaldo do të bëhet kështu njeriu imazh i sportit saudit dhe si i tillë do të mbulohet me ar. Pagës prej 100 milionë eurosh do t'i shtohen bonuset dhe kontratat reklamuese që do ta bëjnë CR7 sportistin më të paguar në planet. Për të bërë diferencën mjafton të përmendet se kjo shifër është trefish më e lartë pothuajse se pagat e Messit (75 milionë) dhe Mbappe (72 milionë).

Lexo më tej: Tifozët e Portugalisë, nuk e duan më në fushë Ronaldon: 70% e duan në pankinë me Zvicrën

Një zgjedhje thjesht ekonomike ajo e Ronaldos, i cili në Arabinë Saudite do të jetë në gjendje të zgjerojë dhe forcojë markën e tij të pakrahasueshme. E presin krahëhapur ish-trajneri i Romës, Rudi Garcia dhe ish-numri 1 i Napolit, David Ospina. Portieri preferoi një pension të pasur saudit, më mirë se oferta e Real Madrid si zëvendësues për Courtois.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI