Flash

Giroud, "mbreti" i Francës: shënuesi më i mirë i historisë së Bleus

Lapsi.al 4 December 2022
Giroud, "mbreti" i Francës: shënuesi më i mirë i
Olivier Giroud është gjithnjë e më shumë në historinë e Francës. Falë golit të shënuar ndaj Polonisë, në 1/8 e Kupës së Botës, sulmuesi i Milan arriti në kuotën 52 gola. Kaq mjaftoi për tu shkëputur nga shoqëria e Thierry Henry (51), duke kaluar në krye të renditjes si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, me fanellën e Les Bleus. "Është fantastike, ishte një ëndërr fëmijërie të isha në gjendje të kaloja Henry. Është një krenari e pafund dhe është diçka e jashtëzakonshme të jesh në gjendje ta bësh këtë gjatë një Kupe Bote - tha Giroud për Tf1 -. Shpresoj që do të vazhdoj të shënoj përsëri për të shkuar sa më larg të mundem. Goli im na vendosi në rrugën e duhur në një lojë të komplikuar, në të cilën edhe rrezikuam pak. Pastaj arritëm të shënonim të dytin dhe të tretin - vazhdoi ai -. Tani aventura vazhdon. Rruga është ende e gjatë por nuk e fshehim kënaqësinë”. Lexo më tej:Video/ Giroud rekordmen, Mbappe spektakolar: Franca shkatërron 3-1 Poloninë e fluturon në çerekfinale

KLASIFIKIMI I SHËNUESVE MË TË MIRË TË FRANCËS

1 Olivier Giroud (nga 2011) 52 gola 2 Thierry Henry (1997-2010) 51 gola 3 Antoine Griezmann (nga 2014) 42 gola 4 Michel Platini (1976-1986) 41 gola 5 Karim Benzema (nga 2007) 37 gola 6 David Trezeguet (1998-2008) 34 gola 7 Kylian Mbappé (nga 2018) 31 gola Zinedine Zidane (1994-2006) 31 gola 9 Just Fontaine (1953-1960) 30 gola Jean-Pierre Papin (1986-1994) 30 gola

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI