Flash

Mbappé një fenomen i Kupës së Botës: kalon Pelé e fluturon në krye të golashënuesve

Lapsi.al 4 December 2022
Mbappé një fenomen i Kupës së Botës: kalon

Dy gola ndaj Polonisë, pas dygolëshit kundër Danimarkës dhe golit ndaj Australisë. Kylian Mbappé nuk ndalet më. E me kaq, një rekord francezi e ka thyer. Ai është lojtari që në moshën 24-vjeçare ka shënuar më shumë gola në një Kupë Bote. Golat e Mbappé janë tashmë 9, Pelé ishte ndalur në 7. Në total, ai barazoi Messi për numrin e golave të shënuar në Kupën e Botës. Në Katar ai është në kuotën 5 dhe kryeson renditjen e golashënuesve. Duke pasur parasysh moshën e tij, ai ka mjaftueshëm kohë për të arritur Klose, mbajtësin e rekordit absolut të golashënuesve. Gjermani shënoi 16 gola në Kupën e Botës, duke kaluar Ronaldo Fenomenin, por Mbappe mund të bëjë edhe më mirë.

Lexo më tej:Video/ Giroud rekordmen, Mbappe spektakolar: Franca shkatërron 3-1 Poloninë e fluturon në çerekfinale

Rekordi ndoshta më i lakmuari nga sulmuesi i PSG-së, megjithatë, është ai që mund të arrijë më 18 dhjetor, ditën e finales. Nëse Franca do të bënte një bis, Mbappé do të barazonte Pelé. Braziliani është lojtari i vetëm deri më tani i aftë për të fituar dy kupa në moshën 24-vjeçare. Me pak fjalë, Mbappé është tashmë në historinë e futbollit planetar dhe ka të gjitha karakteristikat për t'u bërë një legjendë.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI