Flash

Nuk e lanë as të mbaronte ndeshjen: komentatori turk pushohet gjatë Marok-Kanada: tha një emër të ndaluar

Lapsi.al 4 December 2022
Nuk e lanë as të mbaronte ndeshjen: komentatori turk pushohet

E bujshme ajo që ndodhi në Turqi. Komentatori i kanalit shtetëror TRT u pushua nga puna gjatë ndeshjes së Kupës së Botës mes Marokut dhe Kanadasë. "Faji" i tij ishte se tha një “emër të ndaluar”. Gazetari është detyruar të largohej nga posti i tij gjatë pushimit të ndeshjes. Komenti vazhdoi me një tjetër person.

Maroku dhe Kanadaja u takuan në stadiumin Al Thumama të enjten për ndeshjen e fundit të Grupit F. Tifozët turq mundën ta ndiqnin ndeshjen në transmetuesin shtetëror TRT. Komenti i ndeshjes iu besua Alper Bakircigil, por ai mbuloi vetëm pjesën e parë. Në fakt, ai është zëvendësuar gjatë pushimit dhe pas ndeshjes është shkarkuar nga puna.

Komentatori Bakircigil artikuloi një emër të ndaluar. Në minutën e 4, Ziyech kaloi në epërsi Marokun dhe komentuesi në atë moment ka dhënë një statistikë për shikuesit. Gazetari shpjegoi se goli më i shpejtë i Kupës së Botës është shënuar nga ish-sulmuesi i Turqisë Hakan Şükür. Ai është një legjendë e kombëtares turke që mban rekordin për golat e shënuar. Një e dhënë e vërtetë, të cilën punëdhënësit e tij nuk e pëlqyen.

HISTORIA E NJË ARMIQËSIE TË MADHE

Ish-sulmuesi i Inter është armik i Presidentit Erdogan. Pas tërheqjes nga futbolli në vitin 2011, Şükür u mor me politikë. Por u konfliktua me presidentin turk për mbështetjen e tij për opozitën. Në vitin 2015, pas hapjes së procedimit ndaj tij për “fyerje” ndaj Erdogan, ai u transferua në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 2016, ndaj tij u lëshua një urdhër arresti, pasi konsiderohej i afërt me grupin terrorist që kishte tentuar grushtin e shtetit të 16 korrikut kundër presidentit.

Një armiqësi që i kushtoi Bakircigil vendin e punës. Komentatori vetë e raportoi ngjarjen në Twitter: “Më përjashtuan nga TRT-ja, ku punova me krenari për shumë vite, pas ngjarjes që ndodhi sot. Ndarja është pjesë e dashurisë. Shpresoj të shihemi përsëri. Mirupafshim". Postimi u hoq më vonë, ndoshta nga frika e pasojave të tjera.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI