Flash

"Ke një nxitim ka*i për të më zëvendësuar". Ronaldo shpërthen ndaj Santos, tekniku habit: "Nuk e kishte me mua"

Lapsi.al 3 December 2022
"Ke një nxitim ka*i për të më

Cristiano Ronaldo nuk e priti mirë zëvendësimin me Korenë e Jugut dhe nuk vonoi tia bëjë të qartë trajnerit të Portugalisë, Fernando Santos. “Ke një nxitim ka*i të më nxjerrësh nga fusha, ik q*u”. Këto ishin fjalët e portugezit sipas leximit të buzëve, në momentin e largimit nga fusha. Në fund të ndeshjes, Ronaldo dha versionin e tij të fakteve: “Një kundërshtar më tha të nxitoja, të dilja me shpejtësi nga fusha. I thashë që ta mbyllte gojën, sepse ai nuk ka autoritet të më drejtohet në këtë mënyrë. Por pavarësisht se çfarë ndodhi, nuk dua polemika. Është furia e lojës, adrenalina e momentit. Gjërat në fushë duhet të qëndrojnë gjithmonë në fushë".

E Fernando Santos gjithashtu u përshtat në mënyrë të përsosur me versionin e kampionit të tij: "Ronaldo nuk e kishte me mua, por me kundërshtarin që e nxitoi dhe e ofendoi. Gjithçka absolutisht normale. Pavarësisht humbjes, morali ynë është i lartë. E kotë të përpiqemi të bëjmë polemika, asgjë nuk na prek”.

Ronaldo u thirr në pankinë në minutën e 65 për t'i lënë vend André Silva. Vështrimi i ashpër i CR7 i thotë të gjitha. E teksa i afrohet Pepe për t'i dorëzuar shiritin e kapitenit, shikon drejt pankinës dhe thotë fjalinë, pa më të voglin shqetësim për të fshehur buzët. “Estás com uma pressa do caralho para me tirar, foda-se” ishin fjalët në portugalisht që ekzaltuan mediat vendase. E qartë, e pangatërrueshme dhe provë e pamohueshme.

Një sjellje, për më tepër në një ndeshje ku Ronaldo kishte bërë pak ose aspak. Kjo gjë që nuk u pëlqeu as bashkatdhetarëve të tij, aq sa gazeta portugeze 'A Bola' nisi një sondazh në faqen e saj. Pyetja për tifozët është nëse e duan ende 5 herë Topin e Artë titullar në Kombëtare.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI