Flash

Video/ Eliminimi i Uruguaj, fajësohet arbitrimi: Cavani kap me grushte monitorin VAR: "Nuk na respektojnë"

Lapsi.al 3 December 2022
Video/ Eliminimi i Uruguaj, fajësohet arbitrimi: Cavani kap me grushte
Tension i lartë në Kupën e Botës 2022 në fund të ndeshjes mes Gana e Uruguay. Të dy skuadrat dolën nga turneu, të befasuar nga fitorja e Koresë së Jugut me Portugalinë. Amerikanojugorët kishin nevojë për vetëm një gol më shumë për të kaluar, por arbitri i mohoi dy penallti, edhe pas kontrollit me VAR. I tërbuar nga eliminimi dhe penalltia e mos akorduar nga arbitri gjerman Siebert, Edinson Cavani e shfryu tërbimin mbi monitorin e VAR. Duke u larguar nga fusha përmes tunelit të dhomave të zhveshjes, sulmuesi e goditi dhe rrëzoi monitorin me grusht. Një gjest i acaruar i përjetësuar nga celularët, që përfundoi shpejt në rrjetet sociale. Një dëshmi e zhgënjimit të madh të Matador dhe gjithë Uruguait, për vendimet e arbitrit. Në fillim pengimi i Nunez e pastaj kontaktin në zonë mes Cavani e Seidu. Asnjë penallti, e fundi i aventurës për dy herë kampionët e botës në Katar.

TËRBIMI I CAVANI

Por Cavani nuk është i vetmi që ka ngritur tonin e protestave pas verdiktit të hidhur të fushës kundër Ganës. Pasi shpërtheu në lot pas bilbilit të trefishtë, edhe Luis Suarez shprehu gjithë zemërimin e tij në rrjetet sociale. "Dhemb shumë t'i thuash lamtumirë një Kupe Bote si kjo - shkroi Pistolero në profilin e tij në Tëitter -. Por ne kemi qetësinë mendore se kemi dhënë më të mirën për vendin tonë. Krenar që jam uruguajan, edhe pse nuk na respektojnë. Faleminderit të gjithë uruguaianëve për mbështetjen e tyre". Ajo e sulmuesit është qartazi një akuzë për drejtimin e ndeshjes dhe në veçanti episodin që mund të sillte kualifikimin në 1/8 në Grupin H.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI