Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Video/ Shaqiri tund rrjetën, Zvicra kualifikohet e nxjerr jashtë Serbinë: Xhaka provokon pankinën serbe

Lapsi.al 2 December 2022
Video/ Shaqiri tund rrjetën, Zvicra kualifikohet e nxjerr jashtë

Zvicra iu afrua goditjes së madhe, duke mposhtur Serbinë 3-2. Helvetët e shqiptarëve Xhaka e Shaqiri eliminuan formacionin e Stojkovic dhe me vetëm një gol diferencë humbi vendin e parë në grupin G. Xherdani, Embolo dhe Freuler vendosën fitoren e Zvicrës, megjithëse Mitrovicit dhe Vlahovic e përmbysën provizorisht rezultatin në 1-2. Në krye të grupit, megjithatë, mbetet Brazili, falë golavarazhit më të mirë (+2) krahasuar me zviceranët (+1). Pesë herë kampionët e botës do të përballen tani me Korenë e Jugut. Më e vështirë për Zvicrën, që do të ketë përballë Portugalinë e Cristiano Ronaldo.

Zvicra fiton betejën me Serbinë, duke u ngjitur në 6 pikë, aq sa Brazili. 3-2 u imponuan helvetët, me Xherdan Shaqirin që i kujtoi serbëve historinë e 4 viteve më parë, por pa bërë shqiponjën me duar. Shaqiri zhbllokoi ndeshjen në Stadiumin 974, në minutën e 20'. Një goditje e fuqishme, që kaloi poshtë këmbëve të mbrojtësit dhe pas shpinës së portierit Milinkovic. Serbia përmbysi gjithçka në pjesën e parë me golat e Mitrovic dhe Vlahovic. Barazimi zviceran erdhi në fundin e pjesës së parë me Embolo. Fitorja kualifikuese për skuadrën e Yakin edhe me golin e Freuler, në minutën e 48'. Kishte kohë edhe për një gjest që Granit Xhaka e drejtoi nga pankina serbe. Sipas të gjitha gjasave, "shënjestra" ishte Vlahovic.

Lexo më tej: Video/ Shaqiri i shënon Serbisë, si katër vjet më parë: këtë herë nuk ka “shqiponjë”

Për vetëm një gol të Kamerunit ose Zvicrës nuk erdhi përmbysja e pamenduar e Grupit G. Helvetët u kualifikuan falë 3-2 kundër Serbisë, duke e mbyllur në vendin e dytë. Formacioni i Stojkovic, mbushur me lojtarë gjithë kualitet, kthehet në shtëpi. Ashtu si katër vjet më parë, edhe në Katar triumfon Zvicra e shqiptarëve.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI