Flash

Humbi raste me portë bosh, Rakitic tall keq Lukaku: "Duhet t'i paguajmë një muaj pushime në Split"

Lapsi.al 2 December 2022
Humbi raste me portë bosh, Rakitic tall keq Lukaku: "Duhet t'i

I eliminuar dhe i tallur. Kështu ka ndodhur me Romelu Lukaku pas daljes së shpejtë të Belgjikës në Katar 2022. Ndër manifestimet e shumta të gëzimit për kualifikimin e Kroacisë, spikat ajo e Ivan Rakitic. Mesfushori i Sevilla u tall keq me sulmuesin e Inter, duke e falënderuar me ironi për gabimet para portës pasditen e së enjtes: "Bravo Lukaku! Duhet ta mirëpresim për një muaj në Split! Forca!", thotë i gëzuar Rakitic. Tallja e kroatit është publikuar në një histori në Instagram nga menaxheri i tij Marko Bralic.

Lukaku luajti vetëm në pjesën e dytë kundër Kroacisë, duke shfaqur një formë larg nga të qenit e pranueshme. Belgu humbi në mënyrë sensacionale disa gola, gjë që në fund i kushtoi Belgjikës së tij eliminimin nga Kupa e Botës. Tre raste të qarta të hedhura në erë nga Lukaku. Më flagrante ishte një shtyllë e brendshme me portën bosh në minutën e 60. Pas saj Lukaku humbi edhe dy rasteve të tjera, njëra prej të cilave ishte e bujshme në kohën shtesë.

Lexo më tej:Video/ As Lukaku nuk bën punë: Belgjika del jashtë me barazimin 0-0 me Kroacinë

Nga njëra anë zhgënjimi i belgëve, nga ana tjetër gëzimi i kroatëve. Në veçanti ai i Rakitic, i cili i dha lamtumirën kombëtares pas Euro 2020. Mesfushori megjithatë mbetet shumë pranë grupit që 4 vite më parë arriti në finale me Francën në Botërorin e Rusisë.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI