Flash

Video/ As Lukaku nuk bën punë: Belgjika del jashtë me barazimin 0-0 me Kroacinë

Lapsi.al 1 December 2022
Video/ As Lukaku nuk bën punë: Belgjika del jashtë me barazimin

Belgjika nuk shkoi përtej barazimit 0-0 ndaj Kroacisë në ndeshjen e fundit të Grupit F dhe eliminohet nga Botërori 2022. Në një ndeshje shumë të ekuilibruar plot shanse, Djajtë e Kuq nuk ndihmohen as nga Romelu Lukaku. Qendërsulmuesi, i aktivizuar në pjesën e dytë, kishte rastin më të mirë për Belgjikën. Megjithatë, Lukaku goditi shtyllën me portën e zbrazët e, më pas, humbi dy gola të tjerë flagrantë. Kroatët rezistuan dhe e mbajtën sfidën të bllokuar. Belgjika i thotë lamtumirë Botërorit. Ndërsa nënkampionët në fuqi kualifikohen si të dytët dhe do të përballen me fituesin e Grupit E.

Krenaria e të besuarve të Martinez u shfaq vetëm në pjesën e dytë të një ndeshje për brenda apo jashtë. Shumë pak që Belgjika të meritojë një vend mesin 16 më të mirëve në botë. De Bruyne u ndez vetëm disa herë. Mertens dhe Trossard u panë pak dhe Lukaku tradhtoi, duke shpenzuar mundësitë me breshëri. Për të thënë të vërtetën, mendoi Courtois t’i mbante gjallë belgët deri në fund. Portieri ishte vendimtar në të paktën tre situata, duke i mohuar Kroacisë golin që do t'i mbyllte llogaritë herët.

Lexo më tej: Belgjika në ankth, dëmtimi nuk ikën: Lukaku nuk do të jetë në dy ndeshjet e para të grupit

Një zhgënjim i madh Belgjika, në turneun e fundit të brezit të artë të saj. De Bruyne konstatoi se ishte një skuadër e plakur për të fituar Kupën e botës, edhe pse kjo solli pakënaqësi. Madje ndoshta çau dhomat e zhveshjes. Skuadra e Dalic tregoi të gjitha cilësitë e saj, sidomos në mesfushë, por nuk gjeti kurrë mundësinë për të depërtuar e në fund kënaqet me një barazim. Ballkanasit mund të shpresojnë për një mrekulli nga Japonia apo Kosta Rika, por sipas të gjitha gjasave e pret supersfida me Spanjën në 1/8.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI