Flash

Juventus rikthen simbolin e tij: Ferrero telefonon Del Piero, do të jetë pasuesi i Nedved

Lapsi.al 1 December 2022
Juventus rikthen simbolin e tij: Ferrero telefonon Del Piero, do të

Nga njëra anë hetimet, aktakuzat dhe një skandal që po rritet dita-ditës. Nga ana tjetër, përpjekja e duhur për të pastruar mjedisin dhe për t'i kthyer shoqërisë një fytyrë të pastër, përfaqësues dhe të dashur. Juventusi i ri, zyrtarisht do të lindë më 18 janar me emërimin e Bordit të ri të Drejtorëve, por po ndërtohet që tani. E do të nisë sërish nga Alessandro Del Piero. Kjo është ideja e Gianluca Ferrero, presidentit të ardhshëm të Juventusit dhe mbi të gjitha pronësisë, që kanë vendosur, në të vërtetë me vonesë, të sjellin në shtëpi flamurin e saj më të bukur.

Afrimi, pas një mërgimi dhjetëvjeçar, në fakt kishte nisur me rikthimin e Del Pieros për herë të parë në Stadium. Në orët e fundit, shkruan Gazzetta dello Sport dhe La Stampa, presidenti Ferrero në fakt ka telefonuar ish-yllin bardhezi. Ai i ka propozuar, sipas asaj që mësohet, rolin e zëvendëspresidentit. Një pizicion funksional, por edhe përfaqësues. Asnjëherë si tani nevoja kryesore nuk ka qenë rikthimi i besueshmërisë, në një mjedis të copëtuar edhe një herë nga një hetim.

Lexo më tej: “Kam akoma shtëpi në Torino”. Del Piero i preferuari i tifozëve të Juventus, shoqja e Agnellit: “Ka vetëm një president”

Duke qenë se në fund duhet të rindërtohet mbi rrënoja, mund të fillohet përsëri nga një e kaluar e dashur. Një simbol i padiskutueshëm, e i shumëpritur prej vitesh nga tifozët bardhezinj. Çështja është se askush nuk e di se çfarë dëmi do të shkaktojë ky tërmet. Nga ana e tij, Del Piero duket gati të rikthehet. Kishte kohë që ishte në ajër, por diçka e kishte mbajtur gjithmonë larg shtëpisë. Tani, që gjithçka është zhdukur, prania e tij është sërish qendrore. E viti i ri mund të jetë ai i rikthimit të madh të Alessandro Del Piero.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI