Flash

Video / Katar 2022: Tunizi-Francë 1-0, Blutë në 1/8 e Botërorit si të parët e Grupit D

Lapsi.al 30 November 2022
Video / Katar 2022: Tunizi-Francë 1-0, Blutë në 1/8 e

Franca humbi 1-0 kundër Tunizisë në ndeshjen e tretë të Grupit D të Kupës së Botës 2022.  Por Blutë fluturojnë në raundin e 1/8-ave si e para e grupit. Deschamps, me kualifikimin tashmë në xhep, nuk ka marrë përgjigjet që priste nga linjat e dyta. Nga ana tjetër skuadra e Kadri dominon, duke e zhbllokuar në minutën e 58-të me Khazrin. Një gol që për pak minuta ngriti peshë zemrat e tunizianëve, shpresa e të cilëve u shua nga goli i Australisë ndaj Danimarkës. Në kohën shtesë një gol i Griezman u duk sikur barazoi rezultatin, por VAR akordoi pozicion të parregullt. Kjo ishte fitorja më e hidhur për Tunizinë që shpresonte kualifikimin në raundin e 1/8-ave. Ndërkohë Blutë do të luajnë të dielën në orën 16:00 me të dytën në grupin C, që do të jetë një midis Argjentinës ose Polonisë.

Në pjesën e parë formacioni i rishikuar krijon menjëherë pasiguri për Les Bleus. Pas 8' francezët tronditen nga mbrojtësi i krahut Ghandrit pas zvhvillimeve të një gjuajtje të lirë. Megjithatë, goli u anulua menjëherë për shkak të pozicionit jashtë loje të mbrojtësit tunizian. Kombëtarja e Afrikës së Veriut dominoi për nga intensiteti, duke vënë në vëshirësi Mandanda. Megjithatë ajo asnjëherë nuk krijoi kushtet për të ndëshkuar vërtet dhe pjesa e parë u mbyll 0-0.

Tunizia fiton, por nuk kualifikohet

Në pjesën e dytë, ritmi është i njëjtë. Tunizia sulmon kokë më kokë, por me pak saktësi. Megjithatë, në minutën e 58-të vjen pika e kthesës. Khazri bën gjithçka pas një topi të rikuperuar nga Skhiri, i cili depërton në qendër, parashikon daljen e Mandandës dhe shënon për skuadrën e tij. Sulmuesi i Montpellier më pas u detyrua të largohej nga fusha për shkak të lëndimit. Në fund Deschamps dërgon në fushë të gjithë lojtarët e parë për të shpëtuar fytyrën. Mbappé, Rabiot, Dembele dhe Griezmann hyjnë dhe është ky i fundit që gjen golin e barazimit në minutën e tetë të shtesës. Por pas bilbilit të trefishtë, që mbërriti pas golit, arbitri Conger thirret të konsultojë VAR. Pas një rishikimi të gjatë ai gjykon pozicionin jashtë loje të sulmuesit të Atletico në fillim të aksionit. Goli anulohet dhe rezultati mbetet në 1-0.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI