Flash

Dramë në Argjentinë: talenti 22 vjeçar Balanta humb jetën në stërvitje

Lapsi.al 30 November 2022
Dramë në Argjentinë: talenti 22 vjeçar Balanta humb
Në Argjentinë presin me ankth përballjen vendimtare me Poloninë, por ndërkohë vendi është tronditur nga një lajm i rëndë. Është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur, në moshën 22 vjecare Andres Balanta. Futbollisti kolumbian, ka ndërruar jetë gjatë një stërvitje me ekipin e tij. Mbrojtësi qendror, konsiderohej nga të gjithë një talent i prespektivës e vitin e kaluar fitoi titullin me Deportivo Cali. Aktualisht Balanta ishte i huazuar te argjentinasit e Atletico Tucuman. Mbrojtësi u shemb përtokë pa ndjenja, ndërsa po kryente stërvitjen e zakonshme me skuadrën, në qendrën stërvitore. Lexo më tej:Video/ Më keq se Partizani me Benfica: Boca Juniors me 7 të përjashtuar, Superkupa nuk mund të luhej më Në pritje të njoftimit zyrtar, me shumë mundësi Balanta ka pësuar një infarkt, ndërsa u nda nga jeta pak më vonë në spital. "Atletico Tucuman është i trishtuar të konfirmojë vdekjen e futbollistit kolumbian Andres Balanta. Përqafojmë e shoqërojmë me respekt të thellë familjen e miqtë e tu në këtë moment", shkruhet në një postim të klubit argjentinas.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI