Flash

Video/ Koulibaly kualifikon Senegalin: kampionët e Afrikës në 1/8, pas fitores me Ekuadorin

Lapsi.al 29 November 2022
Video/ Koulibaly kualifikon Senegalin: kampionët e Afrikës në

Në fazën e 16 më të mirëve të Botërorit 2022, së bashku me Holandën në grupin A, shkon Senegali. Kampionët e Afrikës fitojnë 2-1 përballjen direkte me Ekuadorin. Në Doha, Senegali kaloi në avantazh me penalltinë e Ismaila Sarr në minutën e 44. Caicedo barazoi në gjysmë të pjesës së dytë (68'), duke i dhënë të tijve shpresë. Golin kualifikues për djemtë e Cissé e shënoi Koulibaly, i cili në minutën e 70 devijoi në rrjetë në zhvillimet e një goditje dënimi.

Duhej të fitonte dhe e bëri. Senegali fluturon në 1/8 duke fituar përballjen direkte me Ekuadorin, që përshëndet me trishtim Katarin. Kampionët afrikanë e nisën fuqishëm në Doha dhe ndërtuan menjëherë dy shanse. Idrissa Gueye goditi jashtë, ndërsa edhe Dia ishte i pasaktë në diagonalen e tij. Skuadra e Aliou Cissè me meritë kaloi në avantazh para rikuperimit. Hincapie pengoi Ismaila Sarr në zonë, që e tranformoi vetë penalltinë që bëri 1-0 në favor të afrikanëve.

Në pjesën e dytë, Alfaro futi menjëherë Cifuentes dhe Sarmiento, duke lënë Gruezo dhe Frankon në dhomat e zhveshjes. Goli i barazimit erdhi në mesin e pjesës së dytë. Caicedo përfitoi nga goditja me kokë e Torres dhe shënoi nga fare pranë. Megjithatë, 1-1 zgjat vetëm 2 minuta. Koulibaly riktheu Senegalin përpara, pas gabimit të Valencias në goditjen e dënimit. Sulmuesi largoi keq topin, duke i shërbyer në fakt mbrojtësit, që e dërgoi në rrjetë. Ekuadori sulmoi në fund, por nuk arriti të gjejë barazimin, duke përfunduar në vendin e tretë në grupin A.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI