Flash

Pa asnjë ndalim goditje: SHBA duhet të fitojë për tu kualifikuar, Iranit ndoshta i vlen edhe barazimi

Lapsi.al 29 November 2022
Pa asnjë ndalim goditje: SHBA duhet të fitojë për tu

Futboll e politikë bashkë në 90 minutat e stadiumit Al Thumama. Irani e SHBA dy vende me botëkuptime të ndryshme, që së fundmi janë përplasur edhe për të drejtat e grave në vendin islamik. Pasi mbajti gjallë shpresat në Kupën e Botës duke mposhtur Uellsin, Irani përballet me një skuadër mbresëlënëse të SHBA-së. Tre pikët janë të mjaftueshme për të çuar secilën skuadër në fazën eliminatore. Iranianët u dukën një skuadër krejt tjetër kundër të besuarve të Rob Page, në krahasim me atë që u shpartallua nga Anglia në debutim. Amerikanët kanë keqëardhjen e rasteve të humbura që i detyruan të ndajnë pikët me Tre Luanët.

IRANI

Irani duket se është kthyer në nivelet e performancës që i dhanë një vend në Kupën e Botës. Kur mposhtën 2-0 Uellsin, ata treguan forcë karakteri, pas një disfate të rëndë ndaj Anglisë. Disponibiliteti nga fillimi i sulmuesit të Bayer Leverkusen, Sardar Azmoun kundër Uellsit, e bëri skuadrën e Carlos Queiroz më kërcënuese. 27-vjeçari, me 40 golat ndërkombëtarë, kombinohej mirë me Mehdi Taremin. Azmoun ka qenë jashtë fushës për skuadrën e tij të klubit që nga fillimi i tetorit, për shkak të një dëmtimi në pulpë. Tani i pozicionuar i dyti në Grupin B me tre pikë nga dy ndeshje, Irani e di se një fitore kundër SHBA-së siguron kalimin. Kjo do të ishte hera e parë në histori që Irani do të kualifikohej në fazën eliminatore të Kupës së Botës. Edhe një barazim të martën do të mjaftonte, nëse Uellsi dështon të mposhtë Anglinë. Përfaqësuesit e tjerë aziatikë, Japonia dhe Arabia Saudite, kanë shkaktuar trazira të konsiderueshme brenda javës së parë të këtij Botërori. Kështu, Irani mund t'i shtojë historitë e suksesit nga ai rajon duke kaluar fazën e grupeve për herë të parë.

SHTETET E BASHKUARA

Pavarësisht se nuk ishin në gjendje të merrnin pikët maksimale nga asnjë nga dy ndeshjet e para, SHBA ka impresionuar. Skuadra e Gregg Berhalter ka treguar se do të jetë një perspektivë e re në futbollin ndërkombëtar. Amerikanët kanë ndërtuar një grup të ri yjesh energjikë dhe atletikë. 10 lojtarë të SHBA luajnë në Europë dhe kundër Anglisë dominuan për pjesë të mëdha të takimit. Vetëm finalizimi i pengoi të besuarit e Berhalter të merrnin fitoren e parë në një Kupë Bote ndaj Tre Luanëve që nga viti 1950. Ajo që binte në sy për SHBA ishte atletizmi dhe mprehtësia e tyre. Mbrojtësit e krahut Dest dhe Antonee Robinson i Fulhamit siguronin ritmin, ndërsa Tyler Adams bllokoi Jude Bellingham dhe Mason Mount. Një ndeshje me eliminim direkt me Holandën, Ekuadorin ose Senegalin e pret skuadrën e Berhalterit nëse ata mundin Iranin. E nëse amerikanët gjejnë pamëshirshmërinë e tyre para portës, mund të jenë një kërcënim real për kombëtaret elitë.

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Iranit:

H Hosseini; Rezaeian, M Hosseini, Pouraliganji, Mohammadi; Ali Gholizadeh, Nourollahi, Ezatolahi, Hajsafi; Taremi, Azmoun

Formacioni i mundshëm i SHBA-së:

Turner; Dest, Zimmerman, Ream, Robinson; Adams, Musah, McKennie; Pulisic, Weah, Wright

Lexo më tej: Video/ Dy gola në fund të shtesës, Cheshmi e Rezaeian çojnë në delir Iranin: 2-0 e Uellsi gati i eleminuar

PRECEDENTËT

USA vs Iran

Fitore: 0

Barazim: 1

Humbje: 1

21 Jun 1998 USA v Iran L 1-2 FIFA World Cup

16 Jan 2000 USA v Iran D 1-1 International Friendly

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI