Flash

Video/ Boksieri meksikan 'kërcënon' Messi, pas golit ndaj Meksikës: "Lutu që mos të të takoj kurrë"

Lapsi.al 28 November 2022
Video/ Boksieri meksikan 'kërcënon' Messi, pas golit ndaj
Boksieri meksikan Canelo Alvarez ka sulmuar Lionel Messi, pas ndeshjes mes Argjentinës dhe Meksikës në Kupën e Botës në Katar. Argjentina fitoi 2-0 me golin e Messi që zhbllokoi sfidën, duke e bërë eliminimin të sigurtë për Meksikën. Në fakt, në rrjetet sociale ka qarkulluar një video e festës së Leos dhe shokëve të tij në dhomat e zhveshjes. Në të shihet një bluzë e Meksikës e shtrirë në dysheme, e përfunduar nën këpucët e ‘Pleshtit’. "A e panë Messin duke pastruar dyshemenë me fanellën dhe flamurin tonë? Lutju Zotit që të mos të të takoj – ishte kërcënimi i Canelo Alvarez në Tëitter - Ashtu si unë respektoj Argjentinën, ju duhet të respektoni Meksikën!". “Nuk po flas për Argjentinën si shtet, po flas për Messin – vazhdoi boksieri –. Nga momenti që fanella e Meksikës është në tokë, është një fyerje”. Reagimi i boksierit ka ngjallur një valë komentesh në rrjetet sociale, duke përfshirë edhe atë të ‘Kun’ Agueros. “Mos kërkoni justifikime apo probleme, nuk dini se çfarë ndodh në një fushë futbolli dhe në dhomat e zhveshjes – u përgjigj ai në një postim në Twitter –. Bluzat janë gjithmonë në dysheme pas ndeshjes. Pastaj, nëse shikoni nga afër, ai bën një lëvizje për të lëvizur fanellën dhe e godet aksidentalisht".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI