Flash

Luftë guerile në Bruksel, tifozët e Marokut shkatërrojnë qendrën: përleshje me policinë

Lapsi.al 27 November 2022
Luftë guerile në Bruksel, tifozët e Marokut

Pas suksesit të kombëtares marokene kundër Belgjikës në Katar, qindra tifozë dolën në rrugë për të festuar. Një situatë "lufte guerile", ku makina dhe motoçikleta të shumta janë shkatërruar. Ndërkohë policia ka ndërhyrë me mjete kundër trazirave.

Disa dhjetëra tifozë të rinj marokenë sulmuan rrugët që qendër të Brukselit dhe zonën Midi. Kjo ngjarje ndodhi pas fitores së sotme të kombëtares marokene ndaj Belgjikës në Kupën e Botës në Katar. Rezultati ishte një mbrëmje "lufte urbane". Kjo solli reagimin e policisë me gazlotsjellës dhe makina ujëhedhëse. Shkatërrime të shumta që qendër të Brukselit sidomos në zonën midis Lemonnier dhe Place Bourse. Tifozët kanë hedhur gurë dhe fishekzjarre në drejtim të policisë, duke nisur një luftë guerile në rrugët e qendrës. Si rrjedhim janë mbyllur disa stacione të metrosë, Beekkant, Sainte-Catherine, De Brouckére, Gare Centrale.

Dëme dhe të lënduar

Një gazetar ka mbetur i plagosur në fytyrë nga fishekzjarrët, sipas njoftimeve nga policia. Bulevardi Anspach, rruga kryesore në qendër të qytetit, u mbyll dhe policia bëri apel për të shmangur zonën. Për arsye sigurie, stacionet e metrosë Beekkant, Sainte-Catherine, De Broucke're dhe Gare Centrale janë mbyllur. “I dënoj fuqishëm incidentet, policia tashmë ka ndërhyrë me vendosmëri”, ka shkruar kryetari i bashkisë së Brukselit, Philippe Close. “I këshilloj tifozët të mos vijnë në qendër të qytetit. Policia po përdor të gjitha mjetet për të mbajtur rendin. U dhashë atyre urdhër për të vijuar me arrestimet administrative të përgjegjësve të përplasjeve”, shtoi ai.

Gjithçka ka ndodhur pas fitores së kombëtares së Afrikës së Veriut. Maroku ka mundur 2-0 Belgjikën me meritë duke u pozicionuar në vendin e dytë të Grupit F. Ky grup kryesohet nga Kroacia me pikë të barabarta me Marokun 4, por me golavarazh më të mirë.

Lexo më shumë: Video/ Belgjika “e vjetër” për të qenë Djall: Maroku e mposht 2-0 dhe i rrezikon kualifikimin

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI