Flash

Kroacia, një fitore për tu kualifikuar: Kanadaja rrezikon rekordin negativ të El Salvador

Lapsi.al 27 November 2022
Kroacia, një fitore për tu kualifikuar: Kanadaja rrezikon rekordin

Kroacia dhe Kanadaja do të shkojnë të dyja në kërkim të fitores së tyre të parë dhe golave të parë në Grupin F. Beteja e pasdites në stadiumin Khalifa International është vendimtare për të dy kombëtares në Kupën e Botës Katar 2022. Nënkampionët e botës u penguan në një barazim pa gola nga Maroku në ndeshjen e tyre hapëse. Kanadaja, e rikthyer në Botëror pas 36 vjetësh, u dorëzuan 1-0 ndaj Belgjikës.

KROACIA

Pavarësisht nga një fushatë tërheqëse e Ligës së Kombeve ku arritën në Final Four, jo shumë e kishin Kroacinë si pretendente në Katar. Ndjesitë e tyre, për nënkampionet e 2018-ës, u justifikuan në debutim. Kroacia ishte padyshim me fat që u largua nga përballja me Marokun me një pikë. Ballkanasit bënë vetëm pesë goditje në gjithë ndeshjen dhe u mbështetën në punën e Dejan Lovren në mbrojtje për të ruajtur portën e paprekur. Zlatko Dalic ka pranuar se skuadrës së tij "i mungonte guximi", por kjo pikë ishte mjafteshëm për t'i parë ata në vendin e dytë në Grupit F. Maroku mbeti në vendin e tretë për pikët e Fair Play. Barazimi me Marokun të paktën e zgjeroi serinë e pamposhtur të Kroacisë, në të gjitha turnetë, në shtatë ndeshje. Ata kanë pësuar vetëm një humbje në 17-të takimet e fundit që nga Euro 2020. Kjo tregon mprehtësinë e tyre difensive, që i ka parë të pësojnë vetëm dy gola në 540 minutat e fundit. Megjithatë, Kroacia ka pasur precedentë kur bëhet fjalë për ndeshje radhazi pa shënuar në Kupën e Botës. Ballkanasit dështuan të shënojnë në asnjërën nga ndeshjet e para të grupit në turneun e vitit 2006.

KANADAJA

Mundësia për t'u bërë një hero i Kupës së Botës për kombin e tij kaloi për Alphonso Davies në ndeshjen e parë. Lojtari i Bayern Mynih humbi penalltinë në minutën e 10 përballë Thibaut Courtois. Të besuarit e John Herdman sidoqoftë janë dënuar nga vendimet e arbitrit në fushë dhe sistemit VAR. Megjithatë, Canucks mund të inkurajohen nga performanca e tyre kundër Belgjikës, pavarësisht vendit të fundit në Grupin F. Shpresat e tyre për një vend në 1/8 do të shuhen nëse rezultatet nuk shkojnë si duhet në ndeshjen me kroatët. Tridhjetë e gjashtë vjet pas paraqitjes së vetme të mëparshme në Kupën e Botës, Kanadaja mbetet pa fitore dhe pa gola në turne pas katër ndeshjeve. Më gjatë nga çdo komb jetër në histori dhe Herdman tani duhet të sigurohet që skuadra e tij nuk do të arrijë rekordin e El Salvador me gjashtë humbje radhazi. Vetëm 3 në kuadrat nga 22 tentativat e tyre kundër Belgjikës, tregon zonën që Herdman duhet të trajtojë. Tekniku kanadez ka paralajmëruar në mënyrë kontroverse se skuadra e tij do të dominojë Kroacinë, në përballjen e parë me nënkampionët e 2018.

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Kroacisë:

Livakovic; Juranovic, Lovren, Gvardiol, Sosa; Modric, Brozovic, Kovacic; Kramaric, Livaja, Perisic

Formacioni i mundshëm i Kanadasë:

Borjan; Laryea, Johnston, Vitoria, Miller, Davies; Buchanan, Hutchinson, Eustaquio, Larin; David

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI