Flash

Provokimi me flamur ndaj Kosovës në dhomat e zhveshjes serbe: FIFA nis hetimin ndaj Serbisë

Lapsi.al 26 November 2022
Provokimi me flamur ndaj Kosovës në dhomat e zhveshjes serbe: FIFA nis

FIFA ka hapur procedura disiplinore kundër Federatës Serbe të Futbollit në lidhje me një akt propagande politike. Një flamur që i referohej shtetit fqinj të pavarur të Kosovës, ishte varur në dhomën e zhveshjes serbe. Ky episod i shëmtuar ndodhi para se Serbia të luante kundër Brazilit të enjten. Ajo tregonte një hartë të Serbisë, që përfshinte territorin e ish-krahinës së saj dhe sloganin "Asnjë dorëzim".

Lexo më tej: Video/ Richarlison shënon golin më të bukur në Katar: Brazili ‘shtyp’ Serbinë me dy gola e dy shtylla

Kosova është shtet i pavarur prej gati 15 vjet. Fotot e flmurit provokues kanë qarkulluar në rrjetet sociale. Ai flamur ishte vendosur mbi dollapët e Milos Veljkovic dhe Andrija Zivkovic para humbjes së tyre 2-0 ndaj Brazilit. Të shumtë kanë qenë të indinjuarit në Kosovë dhe Shqipëri. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por ky gjest mund të sjellë një sanksion të tyre nga Federata ndërkombëtare e futbollit.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI