Flash

“Mundët Argjentinën, e meritoni një Rolls Royce”: makinë gjysëm milioni dollarë për secilin nga princi Al Saud

Lapsi.al 26 November 2022
“Mundët Argjentinën, e meritoni një Rolls Royce”:

Një Rolls Royce prej gjysmë milioni dollarësh për secilin nga lojtarët e Arabisë Saudite. Ky është shpërblimi për fitoren historike ndaj Argjentinës në ndeshjen hapëse në Botërorin 2022. Sipas mediave arabe, kjo është “dhurata” që princi Mohammed bin Salman Al Saud i ka bërë heronjve kombëtarë pas triumfit të pabesueshëm ndaj Messit e të tjerëve. Makina luksoze në fjalë është një Rolls Royce Phantom me rreth 600 kuaj fuqi. Duke bërë llogaritë, flitet për një çek prej rreth 13 milionë dollarësh për të kënaqur të 26 djemtë e trajnerit Renard.

Lexo më tej:Video/ “Nesër festë kombëtare” e shpall mbreti Salman, tifozët arabë tallin Messin, festojnë si CR7

23 nëntori ishte një festë kombëtare dhe në Arabinë Saudite entuziazmi po ngrihet në qiell. Vetëm një ditë pas triumfit me përmbysje kundër Argjentinës, Mbreti Salman i Arabisë e shpelli festë kombëtare në Arabinë Saudite. Kjo duke parë edhe lumturinë e madhe që përshkoi vendin pas suksesit 1-2 kundër Messi e kampionëve të tjerë argjentinas.

Edhe pse do të nevojitet një tjetër sukses në dy ndeshjet e fundit për të bërë vërtetë historinë. Një fitore me Poloninë madje mund t’i projektojë të Fajkonjtë e gjelbër direkt në raundin e 1/8. Në atë rast, mund të imagjinohet se deri në çfarë mase mund të shkojë bujaria e familjes mbretërore...

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI