Flash

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Video/ Valencia i përgjigjet, por Holanda shpëton mirë nga Ekuadori: askush prej tyre nuk kualifikohet

Lapsi.al 25 November 2022
Video/ Valencia i përgjigjet, por Holanda shpëton mirë nga

Përfundon 1-1 ndeshja mes Holandës dhe Ekuadorit, rezultat që i shtyn kualifikimin në 1/8 të dyja skuadrave. Holandezëve u mjafton barazimi ndaj Katarit tashmë të eliminuar. Ndërsa amerikano-jugorëve i mjafton të mos humbasin ndeshje direkte me Senegalin. Skuadra e Van Gaal kaloi përpara në minutën e 6 me të majtën e Gakpo, por më pas pushoi së luajturi. Kështu, pas një goli të anuluar për pozicion jashtë loje nga Estupinan në shtesën e pjesës së parë erdhi edhe barazimi. Ekuadori protestoi për anulimin e golit, për shkak të pozicionit të gjykuar aktiv të Porozos. E megjithatë Ekuadori gjeti barazimin në minutën e 49 me të zakonshmin Enner Valencia. Sulmuesi është momentalisht golashënuesi më i mirë në Kupën e Botës. Valencia ka shënuar gjithashtu golin e 6 në 5 ndeshjet e fundit. Ekuadori ishte më afër fitores, por e majtë e Plata goditi traversën (59').

Gakpo iluzionoi Holandën, Valencia e mbajti Ekuadorin në këmbë. Nëse në minutën e 90-të ka një skuadër që mund të ankohet, padyshim që është ajo e tekniut Alfaro. Ekuadori, pasi e pa veten në disavantazh menjëherë, rikuperoi me kalimin e minutave dhe në pjesën e dytë tejkaloi holandezët. Për Van Gaal i vetmi lajm i mirë është rezultati: tashmë mjafton një barazim ndaj Katarit të eliminuar për të kaluar në 1/8. Por për të ëndërruar fort, duhet tjetër gjë, përndryshe do të jenë telashe. Nga ana tjetër amerikano-jugorët do të luajnë për kualifikim në ndeshjen direkte ndaj Senegalit, duke pasur dy rezultate nga tre. Shumë do të varet nga gjendja e Enner Valencias, i cili u largua në minutën e 90-të me një problem në gju. Gishtat e kryqëzuar nga miliona tifozë ekuadorianë.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI