Flash

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Kavilja e enjtur e Neymar dhe lotët në pankinë tronditën Brazilin, Tite: "Do të luajë akoma në këtë Botëror"

Lapsi.al 25 November 2022
Kavilja e enjtur e Neymar dhe lotët në pankinë tronditën
“Ne kemi besim, Neymar do të luajë sërish në Katar, Botërori i tij nuk ka përfunduar”. Trajneri i Brazilit Tite siguron një komb të tërë për gjendjen e yllit të Selecao. Neymar u detyrua të largohet në fund të ndeshjes kundër Serbisë, për shkak të një ndrydhjeje të kaviljes së djathtë. "Ai ndjeu dhimbje, por vendosi të qëndrojë në fushë për të ndihmuar shokët e tij. Qendroi derisa nuk mundi të vazhdonte dhe u zëvendësua. Kjo është e lavdërueshme - shpjegoi Tite - Nuk e pashë që ishte i dëmtuar, qëndrimi i tij më mashtroi". Lexo më tej: Video/ Richarlison shënon golin më të bukur në Katar: Brazili ‘shtyp’ Serbinë me dy gola e dy shtylla "Ai pësoi një ndrydhje të kaviljes së djathtë. Nuk kemi pasur ende kohë për të bërë një vlerësim më të plotë, por kavilja tashmë është fryrë pak. Është e rëndësishme të presim 24 orët e para. Të shohim se si do të reagojë - shpjegoi mjeku i Brazilit Todrigo Lamar -. Tani është vetëm një çështje qetësie dhe pak durimi. Jashtë Kupës? Shumë shpejt për të thënë. Le të shohim se si do të shkojë në orët e para për të përcaktuar se si do të jetë evolucioni. Ai shkoi të kontrastojë për një top, kundërshtari ndërhyri duke ushtruar presion dhe kyçi i këmbës u përdrodh”, shpjegoi doktori për 'Rádio Itatia'.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by NJ ?? (@neymarjr)

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI