Flash

Gjermania mbetet vetëm në protest, Hazard: "Më mirë të mendonin për të fituar"

Lapsi.al 24 November 2022
Gjermania mbetet vetëm në protest, Hazard: "Më mirë

Protesta e Gjermanisë kundër ndalimit të mbajtjes së shiritit ylber vazhdon të shkaktojë polemika. I fundit që ndërhyri për këtë çështje ishte Eden Hazard, kapiteni i Belgjikës. Fantazisti i Real shprehu mjaft qartë mendimin e tij: “Nuk ndihem i qetë të flas për këtë, sepse jam këtu për të luajtur futboll. Gjesti i Gjermanisë? Po simbolik, por më pas e humbën ndeshjen. Më mirë do të kishin bërë të mos e bënin dhe të fitonin në vend të kësaj. Ne jemi këtu për të luajtur futboll, jo për të dhënë një mesazh politik", tha Hazard.

Fjalët e Hazard,  në mënyrë të pashmangshme janë të destinuara për të ngjallur polemika. Belgjika ishte një nga shtatë Federatat, të cilat, hoqën dorë nga mbajtja e shiritit "One Love", pas kërcënimeve të FIFA-s. Mbajtja e këtij shiriti me ngjyrat e ylberit, ishte menduar në mbështetje të të drejtave të LGBTQ+.

Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit kishte folur për “kërcënime të qarta” dhe “censurë”. Më pas, gjermanët zgjodhën një tjetër mënyrë për të protestuar. Para humbjes me Japoninë, lojtarët e Flick dolën në foton para ndeshjes me dorën para gojës.

HOLANDA E DANIMARKA LËNË VETËM GJERMANINË

Trajneri i Holandës, Louis van Gaal tha në konferencë se skuadra nuk do të ndërmarrë asnjë veprim të mëtejshëm. “Sepse ne i kemi dhënë fund të gjitha çështjeve politike të enjten kur ftuam emigrantët – tha Van Gaal –. Deri më tani ka qenë vetëm për të drejtat e njeriut dhe ndoshta është e drejtë kështu dhe ndoshta jo. Por unë mendoj se mjafton”, shtoi ai. Van Gaal në fund u pyet nëse mendonte se ekipi gjerman do të dëmtohej nga gjesti i tij politik. "Kjo është çështja. Nuk dua të rrezikoj. Ne jemi këtu për t'u bërë kampionë bote", përfundoi Van Gaal.

Lexo më tej:FOTO/ Shiriti ‘One Love’ u ndalua nga Fifa, Gjermania protestoi kështu

Pasi ishte, së bashku me Gjermaninë, kombëtarja lider e protestave kundër të drejtave të njeriut të mohuara në Katar, Danimarka ndryshoi strategji: "Ne jemi këtu për të folur për futbollin dhe ndeshjen e së shtunës (në Doha kundër Francës, ed). Ne folëm tashmë për temat e tjera dje," tha menaxheri i komunikimit i federatës, Jakob Hoyer.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI