Flash

Suarez akoma i paprekshëm te Uruguaj, ul në pankinë Nunez: Korea e Bento fajësohet se nuk është kreative

Lapsi.al 24 November 2022
Suarez akoma i paprekshëm te Uruguaj, ul në pankinë Nunez: Korea

Uruguaj, dy herë kampion bote, e hap fushatën e tij të Kupës së Botës 2022 kundër Koresë së Jugut në stadiumin Education City. Një ndeshje shumë e rëndësishme për Celeste, që ka qenë në formë të shkëlqyer kohët e fundit dhe beson ende te Suarez. Rezultatet erdhën që kur Diego Alonso mori drejtimin nga Oscar Tabarez në fund të vitit të kaluar. E megjithatë, koreanët me një lider si Son nuk duhen nëvleftësuar aspak. Për më shumë informacion, mund të pyetet Gjermania.

URUGUAJ

Tekniku megjithatë mund të mos e rrezikojë Ronald Araujo në këtë ndeshje hapëse për Uruguaj. Mbrojtësi i Barcelonës është rikthyer me shpejtësi në stërvitje pas një operacioni në kofshë, kështu që Diego Godin mund ta zëvendësojë. Një rikthim i stilit të vjetër në prapavijën uruguajane me Godin në qendër bashkë me Jose Maria Gimenez. Tekniku Alonso ka një vendim për të marrë në portë me dualizmin e krijuar. Fernando Muslera, titullar për më shumë se 13 vjet, është kaluar së fundmi nga Sergio Rochet, i cili ka luajtur në shumë ndeshje nën menaxhimin e ri. Moduli i lojës të cilin tekniku do të zgjedhë do të ketë një ndikim të madh edhe në përzgjedhjen e skuadrës. Nunez do të ketë një start si titullar vetëm i spostuar në të majtë, duke patur parasysh prezencën e Suarez në qendër të sulmit. Megjithatë, Facundo Pellistri dhe Giorgian de Arrascaeta janë më shumë të kuotuar për të luajtur në sulm përkrah Suarez. Kjo do të thotë se edhe Cavani pritet të jetë gjithashtu një zëvendësues.

KOREA E JUGUT

Son ka thënë se me kënaqësi do të "marr parasysh rrezikun" për të luajtur sa herë që ai do të nevojitet në këtë Kupë Bote. E ai nevojitet dëshpërimisht në këtë ekip të Koresë së Jugut, por ka dyshime për nivelin e tij të gjendjes fizike dhe përgatitjes. Kim Min-jae luajti në çdo ndeshje kualifikuese, duke qenë thelbësor pas rekordit të tyre të shkëlqyer në mbrojtje. Qendërmbrojtësi impresionoi me Fenerbahce, dhe tani po bën të njëjtën gjë me Napolin që dominon në Serie A. Megjithatë, tekniku Bento vazhdon të kritikohet për stilin e tij të lojës, pasi Koreja shpesh nuk është mjaftueshëm aventuriere. E për këtë fajësohet Bento që nuk zgjedhë shumë lojtarë kreativë në skuadrën e tij. Mbi të gjithë referencat janë për Lee Kang-in. Ai është një nga ata lojtarë që ka dëshmuar aftësitë e tij krijuese në La Liga me Real Mallorca këtë sezon. Por për zhgënjimin e tifozëve, ai është përdorur shumë pak nga Bento.

FORMACIONET

Formacioni i mundshwm i Uruguaj:

Rochet; Varela, Godin, Gimenez, Olivera; Bentancur, Vecino, Valverde; De Arrascaeta, L Suarez, Nunez

Formacioni i mundshwm i Koresw sw Jugut:

Kim Seung-gyu; Kim Moon-hwan, Kim Young-gwon, Kim Min-jae, Kim Jin-su; Jung Woo-Young, Hwang In-beom, Lee Jae-sung; Hwang Hee-chan, Son Heung-min, Hwang Ui-jo

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI