Flash

Flick shfajëson veten e akuzon Sule: "Niklas duhet të ketë kujdes"

Lapsi.al 23 November 2022
Flick shfajëson veten e akuzon Sule: "Niklas duhet të ketë

Trajneri i Gjermanisë, Hansi Flick, ka dhënë një vlerësim brutal për Niklas Sule. Kritikat e teknikut ndaj mbrojtësit të Borussia Dortmund kanë ardhur pas humbjes tronditëse të ekipit të tij ndaj Japonisë. Gjermani u mposht në ndeshjen e tyre hapëse të Kupës së Botës dhe Flick ka gjetur 'fajtorin'.

Gjermania u trondit nga një disfatë shokuese në ndeshjen e parë të grupit të saj në Katar. Dy gola të shpejtë nga Japonia përmbysën ndeshjen në Doha, me Sule në gjumë në momentin që Asano shënoi. Flick nuk e rrudhi gojën kur u pyet për episodin. Tekniku theksuar gabimin e mbrojtësit të improvizuar në të djathtë, si dhe gabimet individuale të skuadrës në tërësi. "Niklas thjesht duhet të ketë kujdes - tha Flick në pas ndeshjes -. Ai i mori kohën nga brenda, sepse ai hodhi dy-tre hapa më larg se duhej. Këto janë gabime individuale që duhet t'i paguajmë sot".

Lexo më tej: Video / Gjermania bën “harakiri”, 1-2 ndaj Japonisë: Asano përmbys skuadrën e Flick

“Në pjesën e parë humbëm shumë raste - vazhdoi tekniku Flick -. Japonia na mundi në aspektin e efikasitetit dhe për këtë arsye shënoi një gol më shumë. Gabimet individuale që bëmë nuk duhet të ndodhin më. Ne e dinim se Japonia ishte e shpejtë në tranzicion, dhe kjo është ajo që ata bënë sot".

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI