Flash

Mallkim dëmtimesh për Francën: këputje e tendinës për Lucas Hernandez

Lapsi.al 23 November 2022
Mallkim dëmtimesh për Francën: këputje e tendinës
Nuk kanë fund problemet për Francën e të gjitha vijnë nga jashtë fushës. Në debutim, kombëtarja e Didier Deschamps, shkatërroi shpresat e Australisë me një 4-1 pa histori. Pas Pogba, Kantè dhe Benzema, Franca humbet një tjetër pjesë të çmuar. Kupa e Botës e Lucas Hernandez zgjati vetëm trembëdhjetë minuta. Mbrojtësi i Bayern Mynih u dëmtua dhe u desh të largohej nga fusha në ndeshjen hapëse kundër Australisë. Lexo më tej: Video/ Franca është një spektakël: Australia gënjen veten, pastaj Giroud, Rabiot e Mbappé fiksojnë pokerin Diagnoza e pamëshirshme erdhi gjatë natës: këputje e ligamentit të kryqëzuar anterior të gjurit të djathtë. Në Twitter-in e kombëtares franceze pèr Hernandez thuhet: “I gjithë grupi i uron atij shërimin të shpejtë”. Në fushë Lucas do të zëvendësohet nga vëllai i tij Theo.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI