Flash

Video/ Danimarka përplaset te shtylla e ndalet nga Tunizia: fiksohet takimi parë pa gola në Katar

Lapsi.al 22 November 2022
Video/ Danimarka përplaset te shtylla e ndalet nga Tunizia: fiksohet takimi

Grupi D i Kupës së Botës 2022 në Katar hapet me një barazim pa gola mes Danimarkës dhe Tunizisë. Në stadiumin Education City në Al Rayyan përfundoi 0-0, me afrikanët që i rezistuan përpjekjeve të skandinavëve. Në fakt Tunizia ishte e para që u shfaq rrezikshëm me Drager. Pastaj, skuadra e Jalel Kadri shpëtoi nga mrekullitë e Dahmen dhe në fund edhe nga fati. Goditja flagrante e shtyllës me kokë nga fare pranë e Cornelius ishte mundësia më e mirë e ndeshjes, por që dëshpëroi Danimarkën. Kështu skuadra e Hjulmand fiton pikën e parë, por e komplikuar me rivalët që danezët kanë.

Më 12 tetor 2021 Danimarka festoi kualifikimin si skuadra e tretë që rrëmbeu të drejtën për të qenë në Katar 2022. Danezët me vonesë vetëm ndaj Gjermanisë, sepse tjera ishte kombëtarja pritëse. Më shumë se 13 muaj më pas, formacioni i Hjulmand zhgënjeu në debutimin e tij. Danezët mbetën të bllokuar përballë një Tunizie me raste befasuese. Të rregullt por sigurisht jo të dorëzuar, Shqiponjat e Kartagjenës penguan në mënyrë të admirueshme iniciativat skandinave. Madje herë pas here tentuan ofensiva të papritura të rrezikshme.

Lexo më tej: “Ditë e trishtë, asnjë shfajësim”. Messi e Scaloni ulin kokën, shtypi masakron Argjentinën: “Un golpe mundial”

Nuk munguan golat e zakonshëm të anuluar për pozicion jashtë loje. Kulmi i ndeshjes, megjithatë, ishte padyshim goditja me kokë e Jensen ngjitur me shtyllën në minutën e 71, që erdhi pas një goditje të Eriksen. Tunizia pati emocionin e fundit në minutën e 94. Një prekje me dorë në zonë, që u analizua në monitor nga arbitri, pa treguar më pas pikën e bardhë.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI