Flash

Video/ Argjentina dështon bujshëm në debutim: Messi e të tjerët e pësojnë keq nga Arabia Saudite

Lapsi.al 22 November 2022
Video/ Argjentina dështon bujshëm në debutim: Messi e të

Argjentina dështon me bujë e mundur 1-2 me përmbysje nga Arabia Saudite në debutim. Mund të kujtosh mallkimin e Messit në Kupën e Botës. Pleshti gjithmonë ka munguar në mënyrë sensacionale në impaktin me Kupës së Botës. Por e vërteta është se problemet e Argjentinës, e mposhtur nga Arabia Saudite, janë shumë të mëdha.

Argjentina u shfaq menjëherë shpenzuese, e bindur a priori për të fituar një ndeshje, që dukej e lehtë. E në vend të kësaj u luhej top për top, sepse kombëtarja arabe e kishte vendosur në këtë mënyrë. Më pas “qëndrueshmërisë” psikologjike i duhet shtuar edhe menaxhimi taktik-teknik i ndeshjes. Scaloni, zgjodhi menjëherë një mesfushë më cilësore se sa luftarake, pa mundur të nxjerrë kundërshtarin nga prapavija. E gjitha kundër një formacioni, ai i Renardit, pak i vjetër në impostim, me një pozicion jashtë shumë lart, që i anulloi tre gola Argjentinës. Lautaro, dy gola të anuluar, pastaj vetë Messi, i cili zhbllokoi ndeshjen me penallti.

Një penallti nga ato që nuk jepen kurrë (frenim i lehtë i Paredes në zonë) por që në këtë Botëror i dhanë Messit golin e parë në Botëror. Dukej si fryma e parë e një goleade. Përkundrazi ishte vetëm një psherëtimë. Sepse Messi përfundoi aty dhe pjesa tjetër e skuadrës nuk mori asgjë përsipër. Arabia Saudite mbylli llogaritë në 5 minuta në fillimin e pjesës së dytë. Fillimisht e majta e Al Shehrit (48'), pastaj e djathta e Al Dawsarit në shtyllën e largët (53'). Dy shuplakat zgjuan më shumë zemërim dhe teknika e Argjentinës humbi përfundimisht. Alowais, Abdulhamid, Al-Tambakti dhe Al-Bulayhi bllokuan çdo përpjekje të Albiceleste për të rrëmbyer të paktën një pikë. Mund të quhet mallkimi i Messit në Kupën e Botës, por e vërteta është se kjo nuk është e gjitha.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Me sytë katër

PAPARAZZI