Flash

Katar 2022 ka ndryshuar futbollin: "Tifozët paguajnë për të parë 90 minuta"

Lapsi.al 22 November 2022
Katar 2022 ka ndryshuar futbollin: "Tifozët paguajnë për

5 minuta kohë shtesë plus 5 të tjera në ndeshjen hapëse mes Katarit dhe Ekuadorit. Pastaj 2+9 në Senegal-Hollandë e 4+9 në Shtetet e Bashkuara-Uells. Në fund, 14+10 e bujshme që e futi Angli-Iran në historinë e Kupës së Botës. Tashmë nga ndeshjet e para të Katar 2022 është e qartë se futbolli ka ndryshuar, mesazhi i FIFA-s është i qartë. Për më tepër ishte bërë i ditur tashmë në pranverë nga presidenti Gianni Infantino: “Në çdo ndeshje ka shumë kohë të humbur. Duhet të rishikohet diçka sepse shikuesit paguajnë për të parë 90 minuta futboll. Ndërsa ndeshjet zgjasin 50 minuta”.

“Nuk po them se do të arrij në 100 minuta – shtoi Infantino –. Por padyshim që koha e rikuperimit që jep gjyqtari duhet të jetë e lidhur ngushtë me minutat e humbura gjatë ndeshjes. Ne duhet të reflektojmë për kohën aktuale të lojës”.

Lexo më tej:Katar 2022/ Vendoset rekordi në Angli-Iran, 27 minuta shtesë: ja motivi për ndeshjen që zgjati 117 minuta

Në këtë mënyrë, presidenti i FIFA-s i tha jo kohës efektive. Në të njëjtën kohë njoftoi se gjërat do të ndryshojnë. E me siguri kur futbolli të kthehet në fushë në janar do të jetë e njëjta gjë edhe në kampionatet kombëtare: “Duam të shmangim ndeshjet me 42' kohë efektive”, deklaroi presidenti i komisionit të arbitrave të FIFA-s, Pierluigi Collina, pak ditë para Katar 2022. E tashmë duket qartë se çfarë donte të thoshte.

Me shumë mudnësi, në rifillimin e lojës pas Botërorit Katar 2022, edhe në kampionatin tonë garat mund të zgjasin 124'...

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI