Flash

FOTO/ Dëmtim i tmerrshëm në fytyrë për Beiranvand: portieri i Iranit përplaset me mbrojtësin e tij

Lapsi.al 21 November 2022
FOTO/ Dëmtim i tmerrshëm në fytyrë për Beiranvand:

Angli-Iran ka shënuar edhe incidentin e parë me dëmtimet në fushë. Pikërisht dëmtimi i portierit Alireza Beiranvand e ndali ndeshjen për dhjetë minuta për t’i dhënë ndihmën e parë portierit iranian. Në minutën e 9-të të ndeshjes në grupin B të Kupës së Botës Katar 2022, Beiranvand u përplas me mbrojtësin e tij Majid Hosseini.

Lexo më tej: Anglia e Irani dy koncepte të ndryshme përballë: Southgate me sytë nga Kane

Ai që e pësoi më keq ishte Beiranvand, me gjakun që vazhdoi t'i rridhte nga hunda për disa minuta. Mjekët iranianë u përpoqën ta trajtonin, me insistimin e tij, por pas rreth dhjetë minutash, 30-vjeçari u desh të dorëzohej. Trajneri Queiroz e zëvendësoi atë me Hossein Hosseini. Pikërisht minutat që u deshën për ti ardhur në ndihmë portierit të Iranit, e bënë arbitrin të akordonte 14 minuta shtesë në përfundim të pjesës së parë.

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

Kënga e fundit e Edi Ramës

Gjendja e rënduar e Edi Ramës dhe sjellja e tij e çakërdisur, nuk mund të shpjegohen më me personalitetin e tij, që gjithnj...

17:44 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI