Flash

Holanda e Senegali pa yjet e tyre ofensivë: Van Gaal kërkon supremacinë e grupit

Lapsi.al 21 November 2022
Holanda e Senegali pa yjet e tyre ofensivë: Van Gaal kërkon

Një ndeshje shumë e rëndësishme, duke parë se Ekuador e bëri detyrën në debutim. Në Grupin A, Holanda e Senegal përballen në Al Thumama Stadium me objektiv supremacinë e grupit. Nuk është situata më e mirë për tulipanët e Van Gaal të goditur nga dëmtimet, mbi të gjitha ai i Depay. Por holandezët nuk mund të ankohen, kur afrikanët nuk kanë yllin e tyre të shndritshëm Sadio Mane.

SENEGALI

Senegali është përballur me goditjen më të rëndë të mundshme në vigjilje të Kupës së Botës. Sadio Mane është tërhequr nga pjesëmarrja në Katar 2022 si pasojë e dëmtimit të tij në fibul. Tani lojtarë si Nicolas Jackson, Iliman Ndiaye, Krepin Diatta dhe Bamba Dieng të gjithë që luftojnë për një vend në krahun e majtë. Diatta është favoriti kryesor për të zëvendësuar Mane për shkak të ritmit të tij natyral dhe driblimeve me topin. Ndërsa Abdou Diallo i RB Leipzig mund të humbasë ndeshjen e parë të vendit të tij në Kupën e Botës me një problem në gju. Jo ekzaktësisht gjendja më e mirë për të besuarit e Aliou Cisse, që në debutim kanë ndeshjen më të vështirë

HOLANDA

Edhe Holanda, ndërkohë, do të jetë pa talismanin e tyre sulmues. Memphis Depay nuk është në dispozicion të paktën për ndeshjen e tyre hapëse për shkak të një dëmtimi të kofshës. Sulmuesi i Barcelonës ka shënuar 12 gola gjatë kualifikueseve të Kupës së Botës. Depay megjithatë nuk luan që kundër Polonisë në shtator. Denzel Dumfries është gjithashtu në dyshim pasi u dëmtua në ndeshjen e fundit të Inter javën e kaluar. Edhe Marten de Roon nuk ka gjasa të jetë në dispozicion të Van Gaal për një problem në shpinë. Në këtë pikë, Jeremie Frimpong dhe Vincent Janssen mund t'i jepet shansi që në fillim. Megjithëse van Gaal mund të përdorë edhe tre mesfushorë qendrorë, me Cody Gakpo dhe Steven Bergwijn që formojnë dyshen e parë.

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Senegalit:

E. Mendy; Sabaly, Cisse, Koulibaly, Ballo-Toure; Kouyate, N. Mendy, I. Gueye; I. Sarr, Dia, Diatta

Formacioni i mundshëm i Holandës:

Pasveer; Timber, Van Dijk, Ake; Frimpong, F. De Jong, Koopmeiners, Blind; Klaassen; Gakpo, Bergwijn

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

Kënga e fundit e Edi Ramës

Gjendja e rënduar e Edi Ramës dhe sjellja e tij e çakërdisur, nuk mund të shpjegohen më me personalitetin e tij, që gjithnj...

17:44 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI