Flash

Anglia e Irani dy koncepte të ndryshme përballë: Southgate me sytë nga Kane

Lapsi.al 21 November 2022
Anglia e Irani dy koncepte të ndryshme përballë: Southgate me

Testi më i fundit i Anglisë në kërkim të lavdisë në turneun e madh nis me ndeshjen e tyre të parë të Kupës së Botës kundër Iranit. Anglia kërkojnë të lënë pas serinë negative në Nations League, duke vendosur diktatin në Grupin B. Në stadiumin Khalifa International në orën 14, të besuarit e Southgate duan fitoren e parë. Kundërshtarët e tyre, janë në skenën më të madhe botërore për të tretën herë radhazi. Por Irani po përballet me një betejë të vështirë për të përparuar përtej fazës së grupeve.

ANGLIA

Mbrojtësi i djathtë i Anglisë dhe Manchester City, Kyle Walker ka pranuar tashmë se ndeshja e së hënës erdhi shumë shpejt për të. Lojtari vazhdon të luftojë pas operacionit në ijë, e nuk është gati akoma. James Maddison nuk është stërvitur me grupin që në fillim të javës së kaluar, në tentativë për të menaxhuar ngarkesën e punës. Lojtari dhe stafi mjekësor janë treguar të kujdesshëm, të frikësuar nga dëmtimi i pësuar fundjavën e kaluar. Megjithatë, lojtari i Leicester City nuk pritej të shfaqej nga minuta e parë. Kieran Trippier do të zëvednësojë në të djathtë mungesën e Walker. Te Anglia pyetja e vjetër që vazhdon të ngrihet është nëse Southgate do të rreshtohet me tre mbrojtës apo me katër. Rice dhe Kalvin Phillips krijuan një partneritet efektiv në mesfushë në Euro 2020. Por mungesa e kohës së lojës së këtij të fundit pas operacionit në shpatull mund ta tundojë Southgate që të zgjedhë të preferuarin e tifozëve Jude Bellingham për ndeshjen hapëse.

IRANI

Sa i përket Iranit, mesfushori me përvojë Omid Ebrahimi është mungesa më e rëndësishme nga skuadra e tyre. Lojtari është jashtë për shkak të një dëmtimi në ijë. Në anën tjetër, sulmuesi i Bayer Leverkusen, Sardar Azmoun është pjesë e skuadrës. Tekniku Queiroz e ka thirrur, duke qenë se lojtari e ka kaluar këputjen muskulore në pulpë të pësuar muajin e kaluar. Do të ishte një befasi të shihnim Azmoun nga minuta e parë në këtë ndeshje, por Queiroz ka një tjetër qendërsulmues të rëndësishëm. Mehdi Taremi i Portos është gati të marrë përsipër barrën e golave. E ai duhet të mbështetet nga një emër i njohur në sulm, Alireza Jahanbakhsh. Shiritin e kapitenit do ta mbajë Ehsan Hajsafi teksa përgatitet të bëjë paraqitjen e tij të 122-të për Team Melli. Ndërsa Saman Ghoddos i Brentford duhet të kënaqet me një vend në pankinë.

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Anglisë:

Pickford; Trippier, Stones, Maguire, Shaw; Rice, Bellingham; Sterling, Mount, Foden; Kane

Formacioni i mundshëm i Iranit:

Beiranvand; Moharrami, Pouraliganji, Hosseini, Mohammedi; Nourollahi, Ezatolahi, Hajsafi; Jahanbakhsh, Taremi, Amiri

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI