Flash

Video/ Asnjë pije alkoolike në Katar 2022, tifozët e Ekuadorit nisin korin në stadium: "Duam birra"

Lapsi.al 20 November 2022
Video/ Asnjë pije alkoolike në Katar 2022, tifozët e Ekuadorit
Në Katar 2022, çështja e birrës është ende në qendër të vëmendjes. E u rishfaq në vëmendje edhe në sfidën e parë të turneut mes Katarit dhe Ekuadorit, të fituar nga miqtë 0-2. Në fakt, gjatë pushimit dhe në fund të ndeshjes hapëse të Kupës së Botës, tifozët ekuadorianë protestuan në mënyrën e tyre. Në fokus protesta ishte kundër ndalimit të alkoolit. Një masë e vendosur nga autoritetet vendase në stadiume, për gjithë turneun. Lexo më tej: Video/ Nuk ka asnjë konspiracion, Katari futet negativisht në histori: Ekuadori shënon dy e i anullojnë një tjetër “Queremos cerveza, queremos cerveza...”, ose “Duam birra, duam birra” ishte refreni i tifozve të Ekuadorit. Kjo thirrje ka bërë jehonë në stadiumin Al Bayt, në sytë e të gjithëve. Ditët e fundit, vendi pritës i turneut, me vendim të familjes mbretërore, kishte vendosur të revokonte lejen për shitjen e birrës në stadiume. Ky vendim ka provokuar protesta nga një prej sponsorëve të FIFA-s që prodhon këtë pije. E shumë mbështetës që kanë fluturuar në Katar për të parë ndeshjet janë krejtësisht të pakënaqur. Për sa i përket ndeshjes, erdhi edhe një tjetër zhgënjim për organizatorët e Kupës së Botës. Debutimi i ëndërruar nuk mbërriti për Katarin. Kombëtarja katariote hyri në historinë e Kupës së Botës duke u bërë kombi i parë pritës që u mposht në debutimin e tij në botëror. Triumfoi Ekuadori, duke fituar 2-0 falë dygolëshit të kapitenit Enner Valencia. Sulmuesi konfirmoi formën e shkëlqyer të shfaqur me Fenerbahçe.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI