Flash

Franca mbetet pa Topin e Artë në sulm, Deschamps: "Ekstremisht i trishtuar për Benzema"

Lapsi.al 20 November 2022
Franca mbetet pa Topin e Artë në sulm, Deschamps: "Ekstremisht i

Kupa e Botës në Katar ka përfunduar zyrtarisht për Karim Benzema. Sulmuesi francez u ndalua gjatë stërvitjes së mbrëmjes me kombëtaren, për shkak të dhimbjeve të forta të muskujve në kuadricepsin e majtë. Testet në klinikën Aspetar në Doha, që iu nënshtrua Topi i Artë, treguan një dëmtim muskulor që e bën të pamundur rikuperimin. Kështu, pas të dhënave të para nga mediat franceze, në orët e vona të mbrëmjes mbërriti komunikimi zyrtar nga Federata franceze: “Për shkak të një dëmtimi në kofshën e majtë, Karim Benzema detyrohet të heqë dorë nga pjesëmarrja në Botëror. I gjithë ekipi është pranë Karim në këtë moment trishtimi dhe i uron shërim të shpejtë”.

Lexo më tej: Tronditet Milan, Maignan kthehet në vitin 2023: Franca shpreson akoma ta ketë në Katar 2022

Karim Benzema i jep lamtumirën Kupës së Botës pa nisur ende, për shkak të një dëmtimi në kofshën e majtë. Tani trajneri i Francës, Didier Deschamps, do të ketë kohë deri të hënën për ta zëvendësuar. Tekniku duhet të zgjedhë një ditë para debutimit të tij, njeriun që do ta zëvendësojë fituesin e Topit të Artë: "Jam jashtëzakonisht i trishtuar për Karim - tha trajneri francez - që e kishte këtë Botëror objektivin kryesor të sezonit. Pavarësisht kësaj goditjeje të re të rëndë, kam besimin maksimal në grupin tim. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të nderuar sfidën që kemi përpara".

Lexo më tej:J/Medical nën akuzë, Pogba dy javë të tjera jashtë: Botërori në rrezik

Mungesa e Benzema është një goditje e re për teknikun e kampionëve në fuqi. Deschamps, tashmë i është dashur të bëjë pa mesfushorët Paul Pogba dhe N'Golo Kantè. Tekniku humbi edhe portierin Mike Maignan e mbrojtësin Presnel Kimpembe. I fundit që u tërhoq para nisjes së Botërorit ishte sulmuesi Christopher Nkunku e tani edhe Benzema.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48